Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë ka shpërndarë ndihma për refugjatët
Lokale

Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë ka shpërndarë ndihma për refugjatët

28.Dec.2015 12:10
0
Refugjatët që kanë ardhur nga vendet e prekura nga lufta, iu kanë ndihmuar shumë shoqata e asociacione humanitare, të cilat në masë të konsiderueshme ua kanë lehtësuar gjendjen e rëndë të tyre, në mesin e tyre edhe Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë, u ka ndihmuar me gjëra ushqimore dhe higjienike.

Granit Kamberi, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë, thotë se që nga ardhja e fluksit ë refugjatëve ka realizuar disa aksione humanitare. 

“Që nga fillimi i ardhjes së fluksit të madh të refugjatëve, kemi arritur që t’i realizojmë disa aksione në ndihmë të refugjatëve“,është  shprehur Kamberi, për portalin Titulli.com. 

Ai  tha se  ndihmat që iu kanë afruar refugjatëve  ishin me gjëra ushqimore. 

“Vlen të përmendet aksioni me 29 korrik të këtij viti ku me 150 pako me gjëra ushqimore i dolëm në ndihme refugjatëve, të cilët qëndronin në rrugë me orë të gjata në rrezet përvëluese të diellit të korrikut“, theksoi Kmaberi. 

Poashtu ai përmendi edhe aksionin i cili u realizua në bashkëpunim me një grup te rinjsh ( studentë vullnetar ) ku u bë shpërndarja e mbi 100 pelerinave kundër shiut të muajit tetor. 

Sipas tij muaji dhjetor ishte më i vështirë për refugjatët, kur dihet se bëhet ndërrimi i stinës së vjeshtës me të dimrit. 

“Muaji dhjetor, ishte muaji më i vështirë për refugjatët, sepse ata po përballonin ndërrimin e stinës së vjeshtës  në atë të dimrit, e që për ata ishte dhe është shumë e vështirë, kur e dimë se ata vijnë nga  vende ku gjatë një viti dominon stina e verës“, tha mes tjerash Kamberi. 

Ai më tej shtoi se në bashkëpunim me myftiun e Novi Pazarit është bërë përndarja e dy kombave të mëdhenj me gjëra ushqimore, higjienike dhe veshmbathje për stinën e dimrit./Titulli.com/

Inxhinieri nga Presheva përgatit tekste shkollore profesionale me vetiniciativë, pret lejen e Ministrisë
Sheshi "Skenderbeu" mollë sherri në Kuvendin e Bujanocit, 2 këshilltarët e PD-së largohen nga grupi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration