Financimi i mediave private në Preshevë, përballet me ndërhyrjen e pushtetit lokal në konkurs
Lokale

Financimi i mediave private në Preshevë, përballet me ndërhyrjen e pushtetit lokal në konkurs

01.Dec.2015 16:05
0
Është folur shumë herë për presionin që po e ushtron pushteti lokal i Preshevës mbi mediat private duke e degraduar vit pas viti lirin e mediave me vendime të çoroditura të kufizimeve financiare nga ana e komisionit vlersues të instaluar nga ana administratës lokale, duke bërë anulimin e dy konkurseve të fundit gjatë muajit nëntorë që ishin të shpallura në Fletën zyrtare të komunës duke taktizuar me pushtetin qendror dhe at lokal lidhur me ndarjen e mjeteve financiare, me këtë veprim ky pushtet lokal e ka vën kontrollin faktik të politikave mbi mediat.

Një infrastrukturë e tillë ligjore e privatizimit të mediave në nivel shtetërorë, e përshtatur me nevojat e sotme të tregut të medias dhe me aspiratat e ngritjes së etikës profesionale të gazetarisë e mbështetur në modelet me standarde të larta profesionale ka qen përpjekje për ta shkëputur nga kontrolli politikë dhe financiar të intitucioneve komunale që kanë qen themeluese të këtyre mediave publike për të gjitha komunat në Sërbi.

 

Problem të madh në këtë konkurs ka qen statusi i paqartë i financimit të transmetuesit publik siç është RTP-ja si servis publik medial. Komisioni i pavaruar prej pesë anëtarëve ka arritur të frenojë këtë dukuri alarmuese, pasi në këtë konkurs kanë konkuruar  dy televizione( RTP-ja dhe RTV ALDI )  me projekt programe që të krijohet një program më cilësor në pasurimin dhe zhvillimin e mediave ekzistuese.

 Ndërhyrja politike në vendimarrje të këtij komisioni ka qenë me rastin e anulimit të dy konkurseve nëpërmjet të ndikimit të procesit të përzgjedhjes së anëtarëve  të komisionit vlerësues pas emërimit të tre anëtarëve nga ana e Unionit të gazetarëve të panvarur të Sërbisë,  ku më vonë u shfaqën mjaft probleme pas emërimit publik nga ana Drejtoratit për Shërbime publike dhe Veprimtari shoqërore i komunës së Preshevës të tre  anëtarëve tjerë  që janë të radhitur në interesin e partive politike, siç është rasti i  emërimit të një  anëtari që është me profesion teolog ( jo profesional,  pa eksperiencë gazetareske në fushën mediale në pozita të këtij komisoni). Të drejta për të propozuar anëtarë kanë pas shoqatat e gazetarëve dhe të mediave, që janë të regjistruar për të paktën tre vitet para datës së shpalljes së konkursit, ku shihet se njëri anëtarë Rijad Demiri është teolog me profesion dhe anëtari i  dytë Avni Jusufi i cili është zgjedhur si kryetar i këtij komisioni që me profesion është profesor i gjuhës shqipe dhe anetari tretë Mukarrem Ahmeti që ka të kryer vetëm shkollën e mesme.

 Ndërsa qeverisja lokale Preshevës  me pa të drejtë kontributin e qytetarëve e orieton aty ku uji i shkon në mullarë të PDSH-së. Kryetari i Komunës z. Ragmi Mustafa paran publike duhet menaxhuar dhe ndarë në bazë të projekt programeve  për sferën përkatëse të informimit të qytetarëve me konkurs publikë për kvartalin gjashtëmujorë për vitin 2015,  siç është paraparë me ligj duke mos shkel transparencën dhe barazinë    

      e mediave  për konkurim të barabart të të gjitha mediave qoftë elektronike dhe ato     të  shkruara.        

 Kjo mënyrë e shpërndarjes së parasë dhe të mjeteve publike ka shkelë për vite të tëra parimet themelore të statutit buxhetor , pra: “barazinë e qytetarëve para organeve qeverisëse në përfitimin e të mirave publike dhe mos transparencën në shpërndarjen e tyre”, e cila po ashtu ka ndikuar që të gjitha të mirat publike të ndahen larg syve të opinionit në një rreth të ngushtë dhe të afërt me pushtetin. Konkursin publik për bashkëfinancimin e mediave lokale e ka udhëhequr Drejtorati për Shërbime publike dhe Veprimtari shoqërore e komunës së Preshevës dhe pjesëmarrësve në konkurs i është caktuar të paraqesin projekt dokumentacionin e plotë sipas afatit të parapar dhe proces verbalin ia ka dorëzuar anëtarëve të komisionit jo profesional për vlersimin e projekt dokumenteve. Tash shtrohet pyetja në bazë të cilave kritereve është vlersuar përmbledhja e tërësishme e  projekt dokumentacionit të RTV ALDI në përputhje me ligjin. Në bazë të cilave kritereve janë vlersuar project dokumentacioniet  e RTP-së dhe RTV ALDI që nga shuma e përgjithëshme e mjeteve të orientuara në konkurs më së shumë ti ndahet RTP-së në vlerë prej 10.165.000,00 dinarë (dhjetë milion e njëqindë e gjashtëdhjetë e pesë mijë dinarë);ose 96 % që nuk ka status juridik ,kurse RTV ALDI vetëm 4 % e mjeteve në shumë prej 394.250,00 (treqind e nëntëdhjetë e katër mijë e dyqind e pesëdhjetë dinarë). Me këto veprime kjo qeverisje ka krijuar një situat  ,, të rrezikimit dhe  fundosjes së një televizioni me përvojë dhjetëvjeçare siç ishte manipulimi me rastin e lincencimit të RTP-së dhe privatizimit të këtij mediumi ” në komunën tonë, ku gjithë fondi i parasë publike është shpenzuar, dhe keqpërdorur pa as më të voglën përgjegjësi pikërisht nga kryetari, si qytetari i parë i kësaj komune që do të duhej të mbronte qytetarët e vet si njerëz të barabartë para ligjit dhe para institucionit që ai drejton. Një pasojë e këtillë e shpërndajes së mjeteve të parapara nga buxheti komunal për gjashtëmujorin e vitit 2015 -vetëm RTP-së  i ndahen 10.165.000,00 dinarë (dhjetë milion e njëqindë e gjashtëdhjetë e pesë mijë dinarë) duke  i motivuar politikisht për të rritur kredit politike të politikanëve individual të këtij pushteti lokal. Si do që të jetë, pa dashur që askush me këtë rast të më keqkuptoj si të njëanshëm, një aktualitet mediatik që është shtuar gjatë dy muajt e fundit ka qen privatizimi i mediave publike , e cila temë , pa dyshim, për një pjesë të madhe të shikuesve logjikisht ka qenë jo e kapëshme pasi tek të punësuarit në televizionet publikë si RTP-ja, reflektoi si rritje emocionale publicitare përshkak rrezikimit të informimit në gjuhën shqipe me rastin e privatizimit të këtyre mediave në Luginë të Preshevës. Përderisa vetë mediat publike krijuan vetes publicitet dhe nxitën vëmendje të padëshiruar, storje senzacionale duke kërkuar shpëtim nga elita e partive politike. Por në bazë të veprimeve praktike po del se RTP-ja është një institucion medial- politikë i partisë në pushtet që pëcjell vetëm ngjarjet,aktivitetet investive me rastin e lëshimit në shfrytëzim të asfatimit të rrugëve që organizohen nën patronatin e PDSH-së sepse ajo ende nuk ngopet me pushtet edhe pse kan ngel gjashtë muaj deri në zgjedhjet e reja lokale që parashihen të mbahen në periudhën e parë të vitit 2016-të. Ne kemi konkuruar tre herë me projekt program në konkursin e shpallur në fletë zyrtare për mjetet e parapara në vlerë prej 11 milion e 700 mijë dinarë , ku për shërbimet që ofron RTV-ALDI si institucion privat medial nga buxheti komunal për gjashtë mujorin e parë të vitit kalendarik 2015 është marrë vendim që të finansohet me vetëm 400 mijë dinarë , nga parat publike ose më konkretisht nga taksapaguesit e qytetarëve të Preshevës. Mardhënia ,, Politkë – Media” gjithnjë është në rritje me një mbështetje të ndërsjellë që kanë mardhënie direkte me politikën,drejtorët dhe kryredaktorët e lajmeve  RTP-së e që i kontrollojnë ,,gladijatorët” e lajmit të cilët i dinë mirë detyrat e tyre, dhe veprojnë me mendjen e ,, të Madhit Ragmi Mustafa” në këmbim të mbështetjes financiare ashtu edhe privilegje e ndihmë ligjore duke hap disa xhirollogari si për radion dhe RTP-në.Të mirëmenduar nga lideri partiak i PDSH-së , Ragmi Mustafa ka marë një guxim të ndëshkoj RTV ALDI me preteks që t”ia shkurtoj mjetet në këtë projekt duke shkaktuar kështu paknaqësi të shëndrrohet në sulm mediatik të mosnënshtrimit që politika e qevereisjes lokale e dëshiron që të jetë një ,, MEGAFON” i saj për të dhënë imazhe pozitive të këtij pushteti lokal. Legjislacioni na jep të drejtë të ndjekim rrugën e ankesës si kundërshtim të këtij   vendimi në Ministrin e kulturës dhe informimit ,   pasi tërthorazi ky komision është emëruar për mbrojtjen e subjektit të pa privatizuar sipas ligjit në fuqi të RTP-së.Ky vendim i komisionit vlerësues të projekt programeve  është një dëshmi e përpjekjes së kryetarit të Komunës z. Ragmi Mustafa për të ushtruar presion ndaj redaksis dhe ndaj gazetarëve RTV ALDI, pasi refuzojnë t”i nënshtrohen çfarëdo diktati të pushtetit lokal. Ky nuk është rasti i parë që kryetari Ragmi Mustafa vepron kësisoji që nga themelimi i këtij institucioni privat medial në vitin 2006, dhe një vendim i till bien ndesh me ligjin. Më poshtë publikojmë vendimin e e marrë nga Drejtorati për veprimtari shoqërore ku janë refuzuar ngase nuk i plotësojnë kushtet për pjesëmarje, përkatësishtë kriteret e përgjithshme dhe specifike për ndarjen e mjeteve e këto janë:.

  1. TV Presheva – Preshevë;
  2. Vizionet atraktive – Bujanoc;
  3. Lugina lajm – Bujanoc;
  4. Beta press sh.p.k. – Beograd.  

 

Ndërsa fletëparaqitjа e TV Presheva – Preshevë, është refuzuar se  nuk i plotëson kushtet për pjesëmarrje në konkurs në pajtim me nenin 3. të kritereve për ndarjen e mjeteve nga buxheti i Komunës së Preshevës të destinuara për realizimin e interesit publik në fushën e informimit, (Konkursi publik i datës 05.11.2015) meqenëse publikuesi i medias nuk e ka Vendimin e regjistrimit të medias në Regjistrin e mediave pranë Agjensisë për regjistrime ekonomike dhe aplikuesit tjerë refuzohen se vijnë  nga komuna e Bujanocit .

Mjetet nga buxheti i Komunës së Preshevës të destinuara për informim publik dhe të planifikuara me Vendimin e buxhetit të Komunës së Preshevës për vitin 2015 në kuadër të klasifikimit programor 0602-0006, funksioni 830, pozicioni 33 dhe 34, klasifikimi ekonomik 452 dhe 453 i ndahen :

  Radio Presheva – nga Presheva, për projektin “Afirmimi i multikulturalizmit dhe tolerancës në komunën e Preshevës”, në shumë prej 10.165.000,00 dinarë (dhjetë milion e njëqindë e gjashtëdhjetë e pesë mijë dinarë);

TV Aldi – nga Presheva, për prjektin “Prodhimi i përmbajtjeve mediale në territorin e komunës së Preshevës”, në shumë prej 394.250,00 (treqind e nëntëdhjetë e katër mijë e dyqind e pesëdhjetë dinarë).

 

 

 

Redaksia e Informimit të RTV ALDI

Drejtor i RTV ALDI:

ISUF MEMETI

 

 

Presheva me buxhet të centralizuar dhe interesa klanore, diskutim publik të buxhetit komunal për vitin 2016
Komuna e Preshevës nuk merret me problematikën e refugjatëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration