Durmish Presheva dhe kontributi i tij për Pavarësinë e Shqipërisë së vitit 2012
Lokale

Durmish Presheva dhe kontributi i tij për Pavarësinë e Shqipërisë së vitit 2012

27.Nov.2015 20:24
0
Më 23 Nëntor 2012, Ministri shqiptar i Mbrojtjes së Shqipërisë, Arben Imami nderoi me statusin e "Dëshmorit të Atdheut" 26 luftëtarë të Lirisë dhe të Pavarësisë së Shqipërisë , në 100 Vjetorin e Pavarsisë së Shqipërisë nga Kosova, Shqipëria dhe nga trojet të tjera shqiptare. Në mesin e 26 luftëtarëve, Durmish Presheva i Mëhallës së Durçajve të Rahovicës së Preshevës u shpall dhe mori statusin "Dëshmor i Atdheut".

Biografi e shkurtër e Durmish Preshevës 

Sipas shënimeve të Elhan Osmanit i Mëhallës së Durçajve nga Rahovica e Preshevës,  familjar i Durmishit dhe të dhënave të gjyshes së Elhanit, Durmish Presheva është i lindur  aty kah viti 1880, në fshatin Rahovicë të Preshevës, nga babai Qerimi.

Durmish Presheva, në trevat shqiptare, sidomos të Preshevës ka qenë i njohur me emrin Durmish Çaushi, sepse ka qenë oficer i ushtrisë së Perandorisë osmane. Durmishi ka qenë i martuar me Feriden nga Miratoci dhe pas vetit i la dy vajzat: Fatushen dhe Reqiben.

Në familje, Durmishi nuk ishte i punëve shtëpiake dhe bujqësore, por në atë kohë filloi të merret me veprimtari atdhetare, të cilat për Perandorinë osmane ishin të ndaluara dhe shpesh ndiqet për këtë veprimtari.

Një ditë, duke mos duruar pushtetin e Perandorisë osmane, Durmish Çaushi me kushqërrin e tij, Rexhep Çaushin largohet në drejtim të Shqipërisë, por në këtë rrugëtim vritet Rexhep Çaushi.

Mirëpo, Durmish Presheva arrin në Shqipëri dhe i bashkohet atdhetarëve shqiptarë për çlirimin e Shqipërisë.

Poashtu është e njohur se Durmish Presheva iu bashkangjit grupit të luftëtarëve të Idriz Seferit, Kreshnikut të Malësisë së Preshevës. Mori pjesë në Betejën e Kaçanikut, më 1910 në luftë kundër ushtrisë së Perandorisë osmane. 

Durmish Presheva mori pjesë në çlirimin e trojeve shqiptare dhe merr pjesë në ngritjen e Flamurit të Pavarsisë, më 28 nëntor 1912, në Vlorë. Pra, Durmish Presheva mori pjesë në Kuvendin e Pavarsisë së Shqipërisë.

Poashtu mori pjesë në luftërat që i udhëhoqi Isa Boletini dhe Tafil Boletini, nipi i Isës, i cili e përmend Durmish Preshevën në Kujtimet e tija të përmbledhura nga historiani Marenglen Verli.

Durmish Presheva u vra më 15 qershor 1914, sëbashku me disa patriot të tjerë shqiptarë në betejën te Ura e Dajlanit në mbrojtje të Shqipërisë.

Familja e Durmishit pasi mori lajmin për vdekjen e tij organizoi të pame në shtëpi.

 

Përgatiti: Xhemaledin SALIHU-Preshevë

 

Referencat

 

1.Shënimet, skicën dhe mirënjohjet e Elhan Osmanit i Mëhallës së Durçajve nga Rahovica e Preshevës

2.Ahmeti, dr. Isuf, Durmish Presheva pjesëmarrës në Kryengritjet e viteve 1910-1912 pë çlirimin e Shqipërisë, kumtesë në Konferencën shkencore, të mbajtur më 23-24 nëntor 2012, në Preshevë, libri: Lugina e Preshevës në Lëvizjen shqiptare gjatë historisw, Preshevë, 2013, f.63-67

3.Verli, Marenglen, Tafil Boletini 1888-1970(Përballë sfidave të kohës), Tetovë, 1996

 

 

Përfaqësuesit politik të Bujanocit, skeptik për festën e 28 nëntorit
Feniks: Pse në Luginë nuk valon flamuri shqiptarë sikur ai i boshnjak në Novi Pazar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration