Përfaqësuesit politik të Bujanocit, skeptik për festën e 28 nëntorit
Lokale

Përfaqësuesit politik të Bujanocit, skeptik për festën e 28 nëntorit

27.Nov.2015 14:57
0
Festa e flamurit kombëtar në Luginë të Preshevës festohet në mënyrë të ndryshme ndërsa përfaqësuesit politik shprehen skeptik për përdorimin e lirshëm të flamurit kombëtarë.

Erdhi radha që të hyjmë edhe në Shekullin e Dytë të kremtimit të festës tonë të madhe, Ditës së Flamurit. Të kremtosh i 103 vjetorin e krijimit të shtetit të parë shqiptarë është një ndjenjë e veçantë të cilën nuk e ka çdo popull i botës.

Nga 1912-ta e këndej kemi kaluar nëpër sfida të shumta por si komb kemi arritur edhe shumë suksese. Para shtat vitesh sakrifica e gjeneratava të shumta rezultoi me pavarsinë e Kosovës, me ç’rast, si pak kush u bëmë me dy shtete.

Edhe në aspektin e sigurisë e të përparimit demokratik nuk kemi qenë kurrë më të fortë e të avancuar, ngase kemi Shqipërinë në NATO e shumë shpejt edhe pjesë të Bashkimit Evropian.

Shpresojmë se në këto institucione së shpejti do të inkuadrohemi edhe pjesa tjetër e kombit, në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginë. Si rezultat i këtyre integrimeve, medoemos do të përmirësohet edhe pozita jonë në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë. Me një fjalë, jemi në prag të përmbysjes së padrejtësive që na u janë bërë në të kaluar dhe me kaq miq që kemi gjithandej globit, nuk kemi arsye pse të trembemi para ardhmërisë sonë të ndritshme. Kur i kemi parasyshë të gjithë këto premisa nuk kemi ndryshe përveç se të ndihemi krenarë që jemi shqiptarë.

Krenarinë më tepër na e shton edhe shkaba jonë dykrenarshe për të cilën u flijuan shumë gjenerata dhe me të cilën u mburrën shumë të tjera, nga Skënderbeu e deri në ditët tona. Andaj, të dashur bashkombas të komunës së Bujanocit, Luginës dhe gjithandej trojeve tona etnike , nga thellësia e zemrës ju uroj Ditën e Flamurit tonë kombëtarë ! Zoti e bekoftë flamurin tonë, Zoti i bekoftë shqiptarët!

Me rrespekt, Dr. Nagip Arifi-kryetar i komunës së Bujanocit dhe kryetar i Partisë Demokratike

 

 

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

 

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, njëherit edhe kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar Jonuz Musliu me rastin e 103 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, ua uron gjithë shqiptarëve Ditën e Flamurit Kombëtar.

Megjithëse rajoni i Luginës së Preshevës edhe më tej vazhdon të mbetet një vend me probleme politike rreth mosrregullimit me ligj të përdorimit të lirë të simboleve kombëtare, Këshilli Kombëtar Shqipëtar kërkon që këto festa kaq të dashura për shqiptarët, të kremtohen me dinjitet dhe unitet.

Për shqiptarët e Luginës së Preshevës, kjo festë le të jetë një bashkim rreth simbolit tonë kombëtar, i cili na ka bashkuar në luftë dhe paqe, le të na bashkoj edhe në të ardhmen rreth realizimit të aspiratave tona kombëtare, për të cilat u angazhuan dëshmorët e të gjitha kohëve.


Jonuz Musliu, kryetari i Kuvendit Komunal në Bujanoc dhe kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

 

Deklaratë e Partisë për Veprim Demokratik 

 

           Në lokalet e selisë së së PVD – së në Preshevë për festën e flamurit u organizua një koktej për veprimtarët e PVD – së.

            Në këtë atmosferë solemne të pranishmëve festën kombëtare ia uroi kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi, me ç’rast ai potencoi se kjo festë tradicionalisht është frymëzim madhorë për të gjithë Shqiptarët kudo që gjenden ata.

            Ky frymëzim shpirtërorë posaçërisht është i rëndësishëm për Shqiptarët në Luginë të Preshevës, të cilët po vazhdojnë të ballafaqohen me sfida ekzistenciale.

            Gjithashtu porosia madhore e kësaj feste për domosdoshmërinë e unitetit kombëtarë është mëse aktuale për spektrin politik të Shqiptarëve në këtë rajon.

            Andaj edhe uroj që inspirimi që rrjedh nga kjo atmosferë festive të ndikoj në ngritjen e unitetit në veprim të subjekteve politike shqiptare së paku për zgjidhjen e çështjeve madhore të popullatës shqiptare në Luginë të Preshevës.

            Njëkohësisht uroj që të gjithë Shqiptarët të festojnë në atmosferë solemne ditën e flamurit.

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Të nderuar motra e vëllezër! 

Sot, çdo shqiptar e shqiptare, i madh e i vogël kudo që jetojnë në trojet e tyre autoktone apo në mërgim, me të drejtë ndjehen krenar duke përkujtuar 103 vjetorin e aktit të shpalljes së pavarësisë në Vlorë.

28 Nëntori ka qenë dhe mbetet simbol i krenarisë, qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptarë. Duke shënuar këtë ditë asnjëherë nuk do të harrojmë gjurmët e së kaluarës sonë.

Kjo ditë edhe një herë na mëson se si duhet sakrifikuar dhe luftuar për të drejtat tona dhe për Flamur. Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk do të lejojnë që vlerat e brezave të kaluar të zbehen e aq më tepër të nëpërkëmben. Ne shqiptarët autokton të Luginës së Preshevës kemi fituar shumë beteja, andaj edhe këtë betejë do ta  fitojmë, gjithmonë duke qëndruar të paluhatshëm nda simbolit kombëtar.

Në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare Ju uroj juve dhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë Ditën e Flamurit Kombëtar.

Urime, shëndet dhe suksese

 

Preshevë, 27 nëntor2015                                                                

Me respekt, Dr.Sc.Ragmi Mustafa

Kryetar i PDSH-së, dhe i Komunës së Preshevës

 

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

REPUBLIKANËT UROJNË FESTËN E FLAMURIT KOMBËTAR 

Partia Republikane, e cila grumbullon pakicat kombëtare në Serbi, me Degën e saj në Luginë të Preshevës, me rastin e 103 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, uron gjithë shqiptarët Ditën e Flamurit Kombëtar.

Republikanët shqiptarë në Luginë të Preshevës dhe më gjerë në Serbi, në krye me liderin e tyre, Avdil Ramadanin, kërkojnë që gjatë kësaj feste kaq të dashur, shqiptarët pa dallime partiake e krahinore, me dinjitet ta festojnë Ditën e Flamurit, megjithëse, jo në të gjitha viset etnike shqiptare, njësoj me ligj kremtohet simbolei kombëtar.

Flamuri simboli identifikues historik shqiptar, sipas republikanëve, është dëshmia e besnikërisë ndaj Atdheut dhe ndaj Kombit, që nga Presheva e deri në Prevezë, rreth të cilit, gjithmonë, shqiptarët janë bashkuar për ideale të larta qytetare e kombëtare, në rrugën e sakrificës shekullore për bashkim e integrim.

Republikanët nga Lugina e Preshevës, shfrytëzojnë rastin për Ditën e Flamurit, t’i përgëzojnë republikanët në Shqipëri, në Kosovë, në Amerikë, gjithandej me urimet me të sinqerta për këtë Ditë të madhe të simbolit tonë kombëtar, thuhet në përgëzimin e republikanë të Luginës, në krye me  Avdil Ramadani.

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

U R I M 

Në emër të Shoqatës së Shkrimtarëve „Feniks“ Preshevë , të „Galaktika Poetike Atunis“ –dega në Preshevë dhe në emrin tim personal  shfrytëzoj rastin që të gjithë shqiptarëve anekënd trojeve shqiptare t’ua uroj 28 NËNTORIN  ditën e Flamurit tonë Kombëtar, duke dëshiruar që festat e ardhshme t’i festojmë të bashkuar rreth këtij Flamuri.

Në Krahinën shqiptare që quhet Luginë, ende Shqiponja dykrenare nuk valon në anjë godinë të institucioneve komunale, andaj shpresojmë që Bashkësia Ndërkombëtare ta merr seriozisht dhe të bëjë trusni ndaj shtetit që ta lejojnë përdorimin e Flamurit siç e përdorin pakica serbe në Kosovë.

Pra e gëzofshim për jetë e mot Festën e Flamurit tonë Kombëtar…Gëzuar !

 

Bilall Maliqi, kryetar

Presheva në turneun mbarëkombëtarë të futbollit në Shqipëri
Durmish Presheva dhe kontributi i tij për Pavarësinë e Shqipërisë së vitit 2012
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration