Lugina bojkoton mësimin në mungesë të librave shqip, presin ndihmën e Kosovës dhe Serbisë? (foto&video)
Lokale

Lugina bojkoton mësimin në mungesë të librave shqip, presin ndihmën e Kosovës dhe Serbisë? (foto&video)

27.Oct.2015 12:07
0
Të gjitha shkollat shqipe ato fillore dhe të mesme në Luginë të Preshevës kanë bojkotuar orën e parë të mësimit në shenjë proteste ndaj bllokimit nga autoritetet serbe të librave shqip dërguar nga qeveria e Kosovës.

Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar mori pjesë në bojkotimin e orës së parë të mësimit në shkollën e Mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc i cili ka shprehur keqardhjen për këtë situatë, shkruan Titulli.com. 

“Kam dashtë të vij në vizitë me tekste mësimore e jo me çanta të zbrazët dhe pa tekste mbi bankë, por situata e tillë është në Luginë të Preshevës”, theksoi Musliu para nxënësve. 

Zejni Fejzullahu, drejtor i shkollës mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc potencoi se ora e parë e mësimit është bojkotuar përshkak të bllokimit  të librave shqip të dhuruara donacion nga Kosova.

“Ky është një vendim politik në të cilinë morrin pjesë aktivi i drejtorëve të shkollave shqipe në Luginë. Andaj besojmë se do të gjendet një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë dhe në këtë mënyrë të plotësohet mungesa e teksteve shqip për nxënësit shqiptar këtu”, tha Fejzullahu. 

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Arsim Bajrami, më 10 shtator kishte bërë të ditur se MASHT-i ka filluar bashkëpunimin me ministrin e Arsimit të Serbisë, lidhur me tekstet shkollore për nxënësit shqiptarë që jetojnë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, transmeton Titulli.com.

Vlen të theksohet se Qeveria e Kosovës ka nisur në shtator të këtij viti një donacion me libra për shkollat fillore në gjuhën shqipe në Luginë të Preshevës, mirëpo këto libra akoma mbahen të bllokuara në terminalin doganor në Preshevë që presin t’i nënshtrohen procedurave ligjore për përdorim./Titulli.com/

VIDEO: 

 

Ditët e Komedisë Shqiptare-Presheva 2015 fillojnë më 2 Nëntor në Preshevë (video)
Rruga qarkore Tërnoc-Bujanoc mbyllet për qarkullim
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration