Rruga qarkore Tërnoc-Bujanoc mbyllet për qarkullim
Lokale

Rruga qarkore Tërnoc-Bujanoc mbyllet për qarkullim

27.Oct.2015 18:43
0
Për shkak të punimeve që do të zhvillohen në këtë rrugë ajo do të jetë e mbyllur për komunikacion nga e mërkura deri të premten.

“Njoftohen qytetarët e komunës së Bujanocit se prej ditës së nesërme (e mërkurë ), 28.10.2015 nga ora 10:00 do të jetë e bllokuar rruga transit që lidh fshatin Tërnoc me rrugën e Gjilanit, për shkak të asfaltimit të kësaj rruge. Rruga do të jetë e bllokuar për dy ditë, kurse do të lirohet për qarkullim prej ditës së premte, më datë 30.10.2015”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga kabineti i kryetarit të Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.

Me këtë rast nga qytetarët kërkohet mirëkuptim, duke u lutur që brenda kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative, kurse për autobusat edhe kamionët preferohet të shfrytëzohet rruga përmes fshatit Turi. /Titulli.com/

Lugina bojkoton mësimin në mungesë të librave shqip, presin ndihmën e Kosovës dhe Serbisë? (foto&video)
Edhe në Preshevë nxënësit nisin mësimin me protestë (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration