Sherifi: Të vendosur për gjallërimin e Malësisë së Bujanocit
Lokale

Sherifi: Të vendosur për gjallërimin e Malësisë së Bujanocit

28.Jul.2015 00:38
0
Hasan Sherifi, kryetar i Fondit Humanitar për Malësinë e Bujanocit, me qendër në Zvicër, thotë të jetë i kënaqur me mërgimtarët, por edhe qytetarët tjerë brenda Kosovës dhe në Kosovën Lindore, por edhe gjetiu, me faktin se iu janë përgjigjur, deri më tani, pozitivisht, kërkesës për të kontribuar në këtë Fond, me të cilat mjete parashihet kontributi që do të bëhet nga komuniteti në lartësinë e 30 përqindëshit, në realizimin e asfaltimit të rrugës Muhoc "“ Zarbicë, që lidhë edhe fshatrat Çarr, Priboc, Suharrne, Novosellë dhe Ramabuqë dhe që vlerësohet me të drejtë një rrugë rëndësishme për gjallërimin e kësaj ane.

Sherifi, i cili edhe vet është një kontributdhënës i mirë i këtij fondi, por që nga modestia nuk do të përmend shifra, se sa ka kontribuar, ka përgëzuar të gjithë ata që kanë ndihmuar deri më sot këtë fond, por ka ftuar edhe të tjerët t’i bashkohen kësaj iniciative, ta ndihmojnë Fondin Humanitar për Malësinë e Bujanocit, dhe ta jetësojnë sa më parë një rrugë të tillë.

Duke iu referuar të dhënave më të reja, por që ato mund të ndërrojnë në çdo qastë, pas dikush mund të ofrojë kontributin e tij në çdo moment, ka thënë se deri më sot, në kontot e Fondit në Zvicër janë grumbulluar 94 mijë e 852 franga dhe 7 mijë e 384 euro, derisa në atë në Kosovë janë grumbulluar diku rreth 18 mijë euro.

Sherifi tha për Portalin 2L ONLINE, se i gëzohet faktit për besueshmërinë që kanë qytetarët në këtë Fond, dhe se si kryetar, ka ofruar transparencë maksimale. Sipas tij nuk lejohet kontributi në forma tjera, duke mos lejuar as pranimin e parave kesh në dorë, por vetëm duke i derdh mjetet në bankë nga kontributdhënësi, derisa përmes faqeve të ndryshme siç janë edhe ato në rrjete sociale, bëhet publike në çdo moment, kontributi i secilit dhe gjendja momentale e fondit.

Sherifi thotë se kontributi i tij dhe i mërgimtarëve të tjerë për atë pjesë të Malësisë së Bujanocit, dhe tentativat për t’u organizuar edhe me banorët të asaj ane që jetojnë në Kosovë, përkatësisht në Gjilan, ka qenë i kamotshëm. Ai në këtë kontekst ka përmendur të ndjerin Nijazi Kadriun, me të cilin thotë të ketë pasur bashkëpunim të mirë në këtë drejtim, por shton se edhe me të tjerët po bëhet një punë e mirë duke paralajmëruar kështu që nuk do të ndalen vetëm në asfaltimin e rrugës Muhoc–Zarbicë, por edhe me projekte të tjera.

Përndryshe, në bisedat e mëhershme me përfaqësues të komunës së Bujanocit, janë marrë premtimet se komuna do të mbulojë 70 për qind të shumës sa do të kushtojë kjo rrugë në gjatësi diku 5.5 kilometra, derisa komunitetit i mbetet të i sigurojë 30 për qind. Në këtë drejtim duket se Fondit Humanitar për Malësinë e Bujanocit po i shkon mirë, por se duhet akoma përkrahje që të sigurohen ato mjete dhe që ky mision të përmbushet sa më parë. /2L ONLINE/ Titulli.com/

Këngëtari i njohur preshevar Flamur Iljazi-Buli me albumin e parë
Vendosi tërnocasi i dytë, do të luaj për Kombëtaren
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration