Vendosi tërnocasi i dytë, do të luaj për Kombëtaren
Lokale

Vendosi tërnocasi i dytë, do të luaj për Kombëtaren

28.Jul.2015 16:21
0
Berat Xhimshiti, lojtari i sektorit të mbrojtjes në FCZ ka vendosur që të luajë për kombëtaren e Shqipërisë. Ai deri më tash ka luajtur një numër ndeshjesh për juniorët e Zvicrës, në kategori të ndryshme, deri në U-21.

Në një komunikatë që ka shpërndarë KF Cyrihu thuhet se Xhimshiti, me prejardhje nga Tërnoc i Komunës së Bujanocit, gjatë javëve të fundit është marrë në mënyrë intensive me çështjen e kalimit në skuadrën kuq e zi. Në fund, vendimin që e ka marrë ai e arsyeton me përpjekjet e mëdha që përgjegjësit e Federatës Shqiptare të Futbollit kanë bërë për të siguruar shërbimet e tij.

Federata në fjalë, në të cilën tashmë luajnë një numër i madh i shqiptarëve me “prejardhje zvicerane” ka provuar disa herë deri më tash që ta angazhojë Xhimshitin në radhët e veta, shkruajnë mediet zvicerane.

Shqipëria aktualisht ka një pozicion të mirë në kualifikimet për evropianin 2016. Ajo zë vendin e tretë në grupin e vet ndërkohë që ka një ndeshje më pak të luajtur se lideri i grupit, Portugalia, e cila i ik asaj për vetëm dy pikë. /Titulli.com/

Sherifi: Të vendosur për gjallërimin e Malësisë së Bujanocit
Vulin: Na nevojitet ndihma për emigrantët
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration