Dr. Lejlan Sadiku: Shmanguni diellit, mund të keni komplikime serioze
Lokale

Dr. Lejlan Sadiku: Shmanguni diellit, mund të keni komplikime serioze

20.Jul.2015 12:44
0
Temperaturat e larta që po mbretërojnë në rajon po rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. Nga kjo valë e të nxehtit Afrikan janë prekur edhe qytetarët e Luginës së Preshevës.

Për t’i ikur rrezikut, që shpesh mund të jetë edhe me pasoja fatale, mjeku nga Presheva i është drejtuar qytetarëve që t’i shmangen diellit në kohën kur ai është më i fortë.

“Për shkak motit jo të përshtatshëm, ku temperaturat ditore shkojnë në termometër deri 42 C , të gjithë të sëmurëve me sëmundje serioze të zemrës dhe qarkullimit të gjakut (infarkt, aritmi, hipertension, insult-paralize) u bëjmë me dije se në rast qëndrimi jashtë në diell vije deri tek komplikimet serioze të shëndetit të tyre”, apelon në profilin e tij në Facebook dr. Lejlan Sadiku nga Presheva, transmeton Titulli.com.

Ai gjithashtu këshillon edhe të gjithë punëtorët dhe ndërmarrjet që e zhvillojnë punën e tyre me ekspozim direkt në diell, të paktën t’i ndryshojnë oraret e punës (për mos thënë lënien e punës) në kohën e pikut të diellit, nga ora 10h deri në orën 16h.

“Këshillojmë shmangien nga ekspozimi direkt në rrezet e diellit (vlen edhe për pushuesit në plazh), qëndrimi në ambiente të freskëta, marrja e sa më shumë lëngjeve-ujit, duke pasur kujdes edhe marrjen e kripërave dhe mineraleve gjatë kësaj kohe”, porositë mjeku nga Lugina.

Këto ditë në rajonin e Luginës së Preshevës po mbretëron mot shumë i nxehtë, me temperatura që në termometër shënojnë deri në 38 gradë celsius.

Parashikuesit e motit thotë se i nxehti Afrikan në rajon do të qëndrojë për të paktën edhe 10 ditë të tjera. /Titulli.com/

Ndryshimet ligjore, drejtorët zgjidhen nga punëtorët arsimor
Çetnikët ia mësynë Lluçanit, ndalohen nga policia (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration