Çetnikët ia mësynë Lluçanit, ndalohen nga policia (Foto)
Lokale

Çetnikët ia mësynë Lluçanit, ndalohen nga policia (Foto)

20.Jul.2015 18:11
0
Gjashtë pjesëtarë të njësive çetnike nga disa qytete të Serbisë, kanë dashur, dje, të rikthejnë në Lluçan të Bujanocit, një kryq të madh, si ai që ishte larguar nga këtu, dy javë më parë.

Në këtë fshat, deri më 4 korrik, ndodhej një pllakë përkujtimore për 20 policët serbë që ishin vrarë nga UÇPMB-ja dhe e cila ishte larguar nga vetë xhandarmëria.

Mësohet se udhëheqësi i çetnikëve, vojvoda Bratislan Zhovkoviq, i kishte prirë një njësie serbe në luftën e Ukrainës, ndërsa kishte bërë përpjekje të hyjë edhe në Kumanovë, për të larë hesapet me shqiptarët e UÇK-së, në konfliktin e 9 e 10 majit

Gjashtë pjesëtarë të grupacioneve çetnike nga Valeva, Beogradi, Nishi dhe Kragujevci, pesë nga të cilët ishin burra dhe një grua, nuk janë lënë të hyjnë në fshatin Lluçan të Bujanocit, të dielën.

Ata kishin në plan të vendosin një kryq të madh në vendin ku deri para pak jave, ishte një pllakë përkujtimore e policëve serbë të vrarë gjatë luftës së UÇMPB-së, njofton Alo, transmeton Klan Kosova.

Besohet se të paktën 20 xhandarë kanë humbur jetën në konfliktin që filloi me 1999.

Çetnikët, të prirë nga njëfarë Bratislav Zhivkoviq, kishin bërë plan të rikthejnë kryqin në Lluçan, nga ku u largua më 4 korrik, nga vetë xhandarmëria serbe. Ata u nisën në fshatin e Bujanocit pasi kishin marrë pjesë në një liturgji, në Vranjë, të dielën në mëngjes.

Por, në të dalë të këtij qyteti, u ndalën nga rreth 20 policë, që i kthyen pa i lënë ta përfundojnë misionin. Nuk raportohet për ndonjë arrestim e as problem tjetër.

Vojvoda Zhvkoviq thuhet se ka qenë komandant i njësisë çetnike “Jovan Shejiq” në Donjeck, e cila ka ndihmuar prorusët ne konfliktin e Ukrainës.

Ai, një muaj më parë, kishte tentuar, por ishte penguar, të kalojë kufirin e Serbisë me Maqedoninë, për të hyrë në Kumanovë, pas konfliktit të 9 e 10 majit mes forcave qeveritare atje dhe grupit të armatosur të shqiptarëve./Titulli.com/

 

>>Pllaka memoriale e Xhandarmërisë hiqet nga fshati Lluçan (Foto) 

 

Dr. Lejlan Sadiku: Shmanguni diellit, mund të keni komplikime serioze
Në vend që të jenë në shërbim të popullit, servilin pushtetet!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration