Turia bllokon punimet: Ose krejt rrugën ose asnjë centimetër asfalt! (foto)
Lokale

Turia bllokon punimet: Ose krejt rrugën ose asnjë centimetër asfalt! (foto)

15.Jul.2014 14:09
0

Banorët e fshatit Turi të komunës së Bujanocit kanë bllokuar punimet për asfaltimin e rrugës në këtë vendbanim shqiptarë.

Një delegacion nga fshati sot ka qëndruar në Bujanoc për të shpalosë kërkesën e tyre për asfaltimin e rrugëve të mbetura në këtë fshat dhe jo vetëm një pjesë të saj.

Ata së pari kanë kërkuar ta takojnë kryetarin Nagip Arifi, por në mungesë të tij pasi po merrte pjesë në seancën e Kuvendit Komunal, kanë qëndruar në takim me drejtorin e Drejtoratit për Ndërtim Agim Halitin, të cilit ia kanë shpalosur kërkesat e banorëve, raporton Titulli.

“Ose të asfaltohen rrugët që janë pa asfalt në këtë vendbanim ose përndryshe nuk mundet të na asfaltohen 200-300 metra, kurse shumë rrugë tjera mbeten në pluhur e baltë”, është shprehur me anonimitet banori nga fshati që po proteston.

Drejtori i ndërmarrjes publike Drejtorati për Ndërtim sipas burimit tonë delegacionit i ka thënë se kjo kërkesë është duke u bërë me prapavijë politike, gjë të cilën e kanë mohuar përfaqësuesit e fshatit Turi.

Tani në rrugën që duhej të fillonin punimet, nga xhamia e fshatit, banorët kanë zbrazur disa rimorkio me rërë duke mos lejuar ndërmarrjen të fillojë punimet.

Ata njëherit theksojnë se nëse duhet rrugën do ta bllokojnë edhe me kamionë deri në përmbushje të kërkesave të tyre./Titulli.com/

Vazhdojnë aktivitetet për muajin e Ramazanit nga QSA (foto)
Në Preshevë kolona, në Prohor Pçinjski policia merr mito nga 5 euro?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration