Vazhdojnë aktivitetet për muajin e Ramazanit nga QSA (foto)
Lokale

Vazhdojnë aktivitetet për muajin e Ramazanit nga QSA (foto)

15.Jul.2014 13:48
0
Për nderë të muajit të shenjtë të Ramazanit, Qendra Solidaritetit dhe Avancimit (QSA) - sektori gruas, për here të parë ka shtruar iftar edhe për gjininë femërore.

Qëllimi i kësaj mbrëmjeje ishte prezantimi i veprimtarisë së kësaj organizate për aktivitetet e zhvilluara si dhe këmbimi i mendimeve në mes vete.

Të pranishme në këtë mbrëmje ishin mysafire nga Presheva e Bujanoci si dhe nga Kosova. Menjëherë pas iftarit filloi programi me lexim Kuranor.

Ndërkaq më pas Arbenita Arifi drejtuese e sektorit të gruas në këtë organizatë prezantoi të gjitha aktivitet e zhvilluara nga Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në territorin e Luginës dhe më gjerë nga themelimi deri më tani, raporton Titulli.

Pjesëmarrëse në këtë ngjarje ishte edhe deputetja e vetme me mbulesë në parlamentin e Republikës së Kosovës Labinotë Demaj – Morina.

Në fjalën e saj ajo shprehu mirënjohje dhe falënderime për banorët e Luginës së Preshevës, të cilët në mënyrë jashtëzakonisht të lartë tregojnë respektin që kanë për gruan dhe familjen.

Mysafirja nga Kosova u fokusua më tepër për temat që i takojnë gruas, familjes dhe shoqërisë.

Iftaret e organizuara nga organizata të ndryshme në Preshevë janë shpeshtuar kohëve të fundit për nder të muajit të Ramazanit./Titulli.com/

Objektet e banimit dhe ndërtesa ndihmëse në rajonin e Bujanocit (Shtëpi të vjetra, oda, hambare, koshe)
Turia bllokon punimet: Ose krejt rrugën ose asnjë centimetër asfalt! (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration