Lokale
DW-Akademia trajnime për mediat lokale në Luginë
Ekspertë të gazetarisë nga DW-Akademi kanë filluar sot një trajnim dy javorë për gazetar dhe njerëz të media elektronike, të shkruar dhe atyre online në Luginë.
“Fuqizimi i mediave lokale në gjuhën e pakicave” është projekti që do të realizohet në Bujanoc me qëllim të përmirësimit dhe profesionalizimit të mediave lokale.
Hener Weithoner, ekspert i gazetarisë i ardhur nga Gjermania tha se DW-Akademia punon vazhdimisht në zhvillimin e mediave dhe gazetareve në përgjithësi.
“Ne kemi ardhur këtu të përkrahim dhe mbështesim gazetarinë profesionale dhe njëkohësisht të fuqizojmë bashkëpunimin me mediat tjera lokale këtu”, tha Weithoner.
Sonila Sand, eksperte në fushën e gazetarisë dhe pjesëmarrëse në trajnime të ndryshme nëpër botë që organizon DW-Akademi mendon se trajnimi i organizuar për mediat lokale në Luginë është një hap drejt avancimit të punës në mediat lokale.
“Ne duam të shkëmbejmë përvojën me gazetarët lokal të mediave në gjuhën shqipe, për të përmirësuar sa më mirë që të jetë e mundur punën e gazetarisë në këtë rajon”, deklaroi Sand para gazetarëve lokal në Bujanoc.
Programi dyjavorë i cili po realizohet nga DW-Akademi në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) në Serbi planifikon të përmirësoj qasjen ndaj punës së gazetarit dhe ushtrimin e këtij profesioni në mënyrën sa më profesionale të mundshme.
DW-Akademi është e përkushtuar të promovojë diverzitetin e opinionit nëpër botë dhe të zhvillojë mediat përmes trajnimeve të ndryshme për gazetar dhe punonjës në media të llojit të ndryshëm./Titulli.com/
[caption id="attachment_87708" align="aligncenter" width="640"] Hener Weithoner dhe Sonila Sand, ekspert të gazetarisë nga DW-Akademia- Trajnimi në Bujanoc[/caption]
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!