Dhjetë orë seancë për të aprovuar rebalancin dhe planin rregullativ (foto)
Lokale

Dhjetë orë seancë për të aprovuar rebalancin dhe planin rregullativ (foto)

04.Nov.2013 22:57
0
Rreth 10 orë ka zgjat seanca e nëntë e Kuvendit Komunal të Bujanocit ku në mesin e 21 pikave gjendeshin edhe ajo e rebalancit të buxhetit për vitin 2013 si dhe plani rregullativ gjeneral i Bujanocit. Pa u aprovuar rendi i ditës u “harxhuan” më shumë se tre orë për diskutim nga opozita, derisa u iniciuan tema të ndryshme të cilat hapën debat mes këshilltarëve të opozitës dhe pozitës. Pas aprovimit të rendit të ditës, dy pikat për të cilat më së shumti u diskutua ishin plani rregullativ gjeneral, dhe rebalanci i buxhetit të kësaj komune për vitin 2013-të, të cilat në fund edhe u miratuan. Kuvendi-Bujanoc-1 Me këtë rast kryetari i Kuvendit Komunal, Jonuz Musliu, i tha Televizionit Spektri se aprovimi i planit gjeneral rregullativ është një mundësi e re për rregullim të hapësirave në këtë qytet. “Ky planë rregullativ i jep hapësirë bizneseve të vogla apo të mesme të komunës së Bujanocit, pasi ka edhe shumë kërkesa për zhvillimin e këtyre bizneseve”, u shpreh Musliu. Ai theksoi se me aprovimin e këtij plani tani mund të bëhen kërkesa për ndërtime sidomos në zonën industriale, në rrugën e Gjilanit. Grupi i këshilltarëve opozitarë të Partisë për Veprim Demokratik (PVD) pati edhe propozimet e saj për planin gjeneral rregullativ të Bujanocit. “Ne si grup i këshilltarëve të PVD-së kemi dhënë vërejtjet për çështjet teknike dhe vërejtje të caktuara. Nuk jemi të mendimit që qyteti të zhvillohet në atë mënyrë, ngase konsiderojmë se është e rëndësishme që qyteti të shtrihet dhe ky plan duhet të ofrojë mundësi zhvillimi”, tha për TV Spektrin Ragmi Mustafa, shef i grupi të këshilltarëve të PVD-së. Mustafa matej theksoi se “betonimi i qytetit nuk do të sjellë ndonjë të mirë, përveç disa kastave të caktuara ndërtimore”. Kuvendi-Bujanoc-2 Nga ana tjetër kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi duke folur rreth zhvillimit të seancës së sotme pohoi “përplasjet” në mes të opozitës dhe pozitës, ndërsa siç tha ai, opozita në fund është tërheq nga propozimet e veta “pasi nuk ishin propozime me vend”. “Plani gjeneral urbanistik është aprovuar me disa ndryshime teknike që duhet të bëhen në atë plan”, theksoi Arifi. Rreth rebalancit të buxhetit, Arifi tha se ai bëhet çdo vit si në shumë qeverisje lokale, poashtu edhe në atë qendrore. “Po e bëjmë rebalancin e buxhetit për vitit 2013 duke e rritur buxhetin, që njëherit është rast i rrallë nëpër komuna ku bëhet rebalanc dhe ka rritje të buxhetit”, tha me këtë rast Arifi, duke nënvizuar se rritjet janë bërë tek subvencionet kapitale në Drejtorati për Ndërtim, ndërsa janë rritë mjetet edhe për dy shkollat e mesme, duke i zvogëluar disa harxhime në administratën komunale. Në seancën e sotme, drejtuesit e ndërmarrjeve publike “Drejtoria për Ndërtim” si dhe “RTB Bujanocit”, u emëruan drejtorë me mandat të plotë, ndërsa me një mandat gjashtë mujor iu vazhdua puna e drejtorit të ndërmarrjes “Komunalia”, me mundësinë për të marrë mandatin e plotë nëse kryen detyrat e pranuara nga udhëheqësia e komunës. Në mesin e 21 pikave që u gjendën para këshilltarëve, u aprovua edhe propozim aktvendimi mbi emërimin e komisionit për ndryshimin e vendimit mbi caktimin e emërtimeve të rrugëve dhe shesheve në territorin e komunës së Bujanocit./Titulli.com/
Shkolla "Muharrem Kadriu" pret mysafirët në ditëlindjen e saj (foto)
Çitaku nga Presheva: Shihemi në Prishtinë (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration