Çitaku nga Presheva: Shihemi në Prishtinë (foto)
Lokale

Çitaku nga Presheva: Shihemi në Prishtinë (foto)

04.Nov.2013 15:19
0
Ministrja e Integrimeve Evropiane Vlora Çitaku ka vizituar sot komunën e Preshevës, duke u bërë zyrtarja e parë e qeverisë së Kosovës që qëndron në Luginë.  Ajo gjatë gjithë vizitës ka qenë nën përcjellje të zyrtarëve të BE-së në Beograd, atyre të sigurimit të caktuar nga qeveria e Serbisë, derisa është takuar me kryetarin e komunës së Preshevës Ragmi Mustafa. Citaku-presheve-2 Nga administrata komunale e Preshevës në takim kanë prezantuar kryetari Mustafa, ai i kuvendit komunal, kryeshefi administratës, kryetarja e Forumit të Gruas së PDSH-së, ndërsa Çitaku ishte e shoqëruar nga Këshilltari i lartë politik Taulant Kryeziu. E vetmja fjalë që kanë mundur ta kapin mediat nga Vlora Çitaku ishin fjalët e mirëseardhjes dhe falënderimeve. Citaku-presheve-1 Pas përfundimit të takimit i cili zgjati gati një orë, asnjë nga bashkëbiseduesit as Çitaku e as Mustafa nuk janë prononcuar për media. Çitaku gazetarëve iu tha se shihemi në Prishtinë. Mos deklarimi për media mundë të ket qenë pjesë e protokollit të vizitës së lejuar nga qeveria serbe. Sido që të jetë ministrja e integrimeve evropiane e qeverisë së Kosovës, bëhet kështu zyrtarja e parë që viziton Luginën e Preshevës, raporton Titulli. Citaku-presheve-6 Në këtë udhëtim, Çitaku poashtu vizitoi edhe shkollën fillore “Selami Hallaçi” ku bëri një donacion simbolik të librave shkollor për nxënësit e kësaj shkolle dhe me këtë rast bëri publik zotimin e Qeverisë së Kosovës për financimin e themelimit të një Biblioteke për qytetarët e kësaj zone. Kjo vizitë ka qenë e paralajmëruar qysh javën e kaluar. Ndërsa po javën e kaluar ministrit të arsimit Ramë Buja, dy herë rresht iu është refuzuar vizita në Preshevë./Titulli.com/
Dhjetë orë seancë për të aprovuar rebalancin dhe planin rregullativ (foto)
Banorët e Luginës shpeshtojnë vizitat në Gjilan
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration