Lokale
		                        		                        Bujanoc: Kujt i vjen ftohtë, bujrum çaj falas
		                        
		                        
		                        Sheshi i Bujanocit sot do të jetë qendër e konsumimit të çajit ndërsa të mirëseardhur në këtë gosti janë të gjithë qytetarët e sidomos ata që këto ditë kanë nevojë ta ngrohyn fytin.
Në aksion e 47 të rinjve që janë pjesë e programit YouthBuild, të hënën nga ora 10h deri në orën 12h do të shërbejnë qytetarët me çaj të ngrohtë dhe biskota.
Sipas njoftimit të organizatorëve, qëllimi i i këtij aksioni është shoqërimi mes bashkëqytetarëve para festës së fundvitit me një filxhan çaj dhe biskota, raporton Titulli.
Aksioni për të shërbyer qytetarët me çaj dhe biskota falas  me qëllim shoqërimin e qytetarëve mes veti, për herë të parë mbahet në Bujanoc
Ky program zbatohet nga iniciativa qytetare për të tretin vit radhazi, përveç projekteve të realizuara deri më tani Iniciativa qytetare në plan ka edhe shumë projekte tjera që do të zbatohen në shkolla të ndryshme të Luginës./Titulli.com/
 
______________________________________________________________________________________
http://youtu.be/nDMCSCn7Yyc
		                    
		                    
		                    
		                        Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!