5.8 milionë dinarë mjete për agroteknikë i ndahen bujqve preshevarë
Lokale

5.8 milionë dinarë mjete për agroteknikë i ndahen bujqve preshevarë

30.Dec.2013 19:16
0
Mbi 80 bujq janë përfitues të mjeteve agroteknike të fituara nga projekti subvencionet në bujqësi. Për këtë projekt janë ndarë 5 milion e 800 dinarë nga buxheti i komunës së Preshevës. Të hënën është bërë shpërndarja e pajisjeve agroteknike për 89 aplikuesit nga komuna e Preshevës. Për bujqit të cilët kanë qenë përfitues të këtij projekti këto pajisje agroteknike do ti mundësojnë të ardhura  më të mira në bujqësi. Koordinatori i komisionit të bujqësisë Afrim Abdullahu i uron të gjithë përfituesve shfrytëzim sa më të mire të pajisjeve agroteknike, e në të ardhmen të rriten rendimentet e prodhimeve bujqësore në tërë territorin e komunës së Preshevës, raporton TV Presheva. Sipas kryetarit të kësaj komune, Ragmi Mustafës, në këtë konkurs interesimi i ka qenë mjaft i lartë ku kanë konkurruar mbi 300 aplikues, por në këtë projekt është  marre parasysh serioziteti i punës së aplikuesve. Sipas Mustafës këto pajisje agroteknike do ti ndihmojnë bujqit e territorit të komunës së Preshevës  që të merren më shumë me bujqësi./Titulli.com/   __________________________________________________________________________________ http://youtu.be/nDMCSCn7Yyc
Arifi: Punuam me një përkushtim dhe përgjegjësi të plotë gjatë vitit 2013
Bujanoc: Kujt i vjen ftohtë, bujrum çaj falas
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration