Arrestohet i dyshuari për viktimën e goditur me veturë në Bujanoc
Lokale

Arrestohet i dyshuari për viktimën e goditur me veturë në Bujanoc

22.Nov.2021 20:05
0

Pjesëtarët e Policisë në Bujanoc, me punë intensive kanë identifikuar dhe arrestuar I. A. (1958) nga komuna e Bujanocit për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer vepra penale, vepër e rëndë kundër sigurisë së komunikacionit publik dhe mosdhënie e ndihmës personit të lënduar në aksident trafiku, thuhet në njoftimin e policisë, përcjellë Titulli.com.

"Dyshohet se më 20 nëntor të këtij viti, në orët e mbrëmjes në zonën e Bujanocit, duke drejtuar veturën “Volkswagen”, ka goditur një shtatëdhjetë e një vjeçar dhe më pas është larguar", thuhet mes tjerash në raportin  e policisë.

Sipas të njëjtit raport nga plagët e marra burri ka ndërruar jetë në vend.

Me urdhër të zëvendësprokurorit të Prokurorisë Themelore Publike në Vrajë, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në Prokurori./Titulli.com/

Lexo edhe : Trupi i vdekur në afërsi të Bujanocit: Dyshohet se dikush e ka goditur me veturë, policia në kërkim të autorit

Pse u largua këshilltari i kuvendit komunal në Preshevë nga grupi i PDSH-së?
Reagim pasi Kurti tha se s’ka shkëmbim territoresh Kosovë-Serbi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration