Arifi për takimin me ambasadorin Hill:  E njoftova rreth diskriminimit shtetëror ndaj shqiptarëve në Luginë
Lokale

Arifi për takimin me ambasadorin Hill: E njoftova rreth diskriminimit shtetëror ndaj shqiptarëve në Luginë

27.Mar.2023 17:28
0

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka shkruar se gjatë takimit të tij me ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill ka prezantuar disa nga problemet shqiptare në këtë rajon.

Postimi i tij në Facebook: 

Sot pata kënaqësinë që të pres Ambasadorin e SHBA-së në Beograd Sh.T. Christopher Hill, me të cilin biseduam për gjendjen aktuale politike dhe ekonomike në vend, por edhe për zhvillimet rajonale, me theks të veçantë rreth Marrëveshjes së Ohrit.
 
E njoftova ambasadorin Hill rreth diskriminimit shtetëror ndaj shqiptarëve në Luginë, duke u nisur nga pasivizimi i adresave, mos integrimi i shqiptarëve në organet shtetërore, mosnjohja e diplomave nga Republika e Kosovës, deri te mos interesimi i Qeverisë serbe për ta zhvilluar këtë rajon ekonomikisht.
 
Nga ana tjetër, Sh.T. ambasadori Hill premtoi se këto çështje do t'ia adresojë presidentit Vuçiq dhe kryeministres Bërnabiq. Gjatë bisedës elaboruam edhe pika të Marrëveshjes së Ohrit, ku ambasadori Hill përkrahë këtë marrëveshje dhe do të insistojë që të implementohet sa më parë.
 
Hill në Bujanoc shuan shpresat lokale: Marrëveshja e Brukselit ka të bëjë me Kosovën, jo me çështjen e pakicës shqiptare në Serbi
Ambasadori Hill pritet nga kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration