Zoran Stankoviq për herë të “parë” në Luginë
Lokale

Zoran Stankoviq për herë të “parë” në Luginë

01.Dec.2012 14:12
0
[caption id="attachment_43771" align="alignleft" width="279"] Zoran Stankoviq, Kryetar i Trupit Koordinues pë Komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë[/caption] Komunat, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për herë të parë do të vizitohen nga Zoran Stankoviq, kryetari i sapo zgjedhur i Trupit Koordinues për këto tri komuna. Sipas njoftimit të këtij organi shtetëror dërguar Titullit, Stankoviq gjatë qëndrimit të tij në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë do të takohet me kryetarët e komunave, shefat e grupeve të këshilltarëve, përfaqësuesit e partive politike, dekanin e Fakultetit Juridik dhe Ekonomikë në Medvegjë, kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesit e OSBE-së. Këto takime Stankoviq do ti zhvillojë gjatë qëndrimit të tij në këto komuna, më 3 dhe 4 dhjetor. Me këtë rast kryetari i sapo zgjedhur i Trupit Koordinues do të nënshkruajë edhe marrëveshjet me përfaqësuesit e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të cilëve, në konkursin e këtij organi shtetëror i janë ndarë mjete të pakthyeshme në vlerë të përgjithshme prej 40 milionë dinarëve./Titulli.com/
Preshevë: Promovohet dokumentari “Trashëgimia kulturore dhe historike në vendin tonë”
Lugina ulë numrin e banorëve në Serbi?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration