Zgjedhjet Parlamentare: Pesë subjekte mbajnë konsultimet, njëra fton për konsultime?! (video)
Lokale

Zgjedhjet Parlamentare: Pesë subjekte mbajnë konsultimet, njëra fton për konsultime?! (video)

03.Feb.2014 17:56
0
Në zyrën e kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifi sot ka filluar rrethi i parë i konsultimeve rreth pjesëmarrjes apo jo të shqiptarëve të Luginës në zgjedhjet Parlamentare që do të mbahen më 16 mars në Serbi. Për fillim nuk është nisur ashtu siç iu tha të veprojnë Liderëve të Luginës  në takimin e fundit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushatin. Në takimin e sotëm konsultativ kanë marrë pjesë 5 nga 6 përfaqësuesit e subjekteve të ftuara. Siç u shpreh në një konferencë për shtyp kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, i cili edhe ishte iniciator i këtij takimi, ftesës nuk i është përgjigjur kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) Riza Halimi. lideret-takimi-Bujanoc-2 Edhe pse qëllimi i takimit të sotëm ishte konsultimi dhe gjetja e një mënyre që të gjitha subjektet politike të dalin me një qëndrim, sipas kryetarit të komunës së Bujanocit, ai pasi ka ftuar përfaqësuesin e PVD-së në mbledhje, këta të fund një orë më pas kanë dalë me kumtesë përmes së cilës ftojnë për konsultime partitë, të cilat sot zhvilluan takimin e parë, e të cilin e kishte kërkuar shteti amë. “Personalisht kam biseduar sot me kryetarin e PVD-së Riza Halimin rreth orës 9:45 minuta kur kumtesa e tyre deri në atë kohë nuk ka qenë në opinion, e që ka dalë rreth një orë më pas. Do të kishte qenë mirë që zotri Halimi të ishte në këtë takim apo ndonjë përfaqësues tjetër i këtij subjekti”, u shpreh kryetari Arifi në pyetjen e gazetarit të portalit të pavarur informativ Tituli.com. Përndryshe, në takimin  e sotëm morën pjesë dy kryetarët e komunave dhe të subjekteve politike, kryetari i komunës së Preshevës dhe PDSH-së Ragmi Mustafa, i Bujanocit dhe PD-së Nagip Arifi, kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik (LPD) Jonuz Musliu, i Unionit Demokratik Shqiptar (UDSH) Rahmi Zylfiu dhe i Bashkimit Demokratik të Luginës (BDL) Skender Destani. Duke folur në emrin e të pranishmëve në këtë mbledhje, Arifi u shpreh se ky ishte një takim konsultativ duke mos harruar të theksoj se javën e kaluar liderët shqiptarë të Luginës kishin një takim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, ku nga ministri Ditmir Bushati ishte kërkuar që shqiptarët e kësaj ane të kenë një platformë politike për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. kujtim-sadriuVlen theksuar se tashmë në Luginë për këto zgjedhje, në opinion ka dalë edhe një kandidatë i pavarur shqiptar nga komuna e Bujanocit, i cili është i njohur për redaksinë, por deri më tani zyrtarisht nuk ka bërë të njohur identitetin e tij. Ndërsa një kandidatë i dytë tashmë ka ndarë mendjen për të marrë pjesë në këto zgjedhje parlamentare. Këtë ia ka konfirmuar Titullit vet kandidati Kujtim Sadriu nga Këshilli i Partisë Liberal Demokratike në Preshevë, i cili do të jetë në listën e partisë së Çedomir Jovanoviqit./Titulli.com/
Nexhmedin Saqipi, kandidatë për deputetë në Parlamentin e Serbisë
Novakoviq në Tërnoc pritet me fjalët: “Ju jeni një bandë e pastër e hajnave” (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration