Ylli i Serbisë flet për origjinën: “Jam shqiptare nga Kosova dhe nuk e mohoj”
Lokale

Ylli i Serbisë flet për origjinën: “Jam shqiptare nga Kosova dhe nuk e mohoj”

06.May.2021 10:24
0

Këngëtarja Edita Aradinovic është një emër i njohur i muzikës në Serbi, mirëpo siç e kuptoni të gjithë që nga emri, ajo është shqiptare.

Për herë të parë në një intervistë për “Abc e Pasdites”, ajo foli për origjinën e saj, të cilën e pranoi me krenari. Edita tregoi se është shqiptare dhe s’ka ndërmend ta mohojë aspak.

Babai i saj është shqiptar, ndërsa e ëma egjiptiane. Ajo u shpreh e lumtur që për herë të parë dha një intervistë për Shqipërinë dhe se e ka nder.

Deri tani, Edita s’ka qenë asnjëherë në vendin tonë, mirëpo e ka në plan të vijë sa më shpejt, sapo të qetësohet situata e Covid-19.“Unë kam lindur dhe jam rritur në Serbi dhe ka shumë shqiptarë që jetojnë në Serbi. Babai im ishte nga Kosova, Prishtina, ndërsa mamaja ime është gjysmë egjiptiane. Unë kam kënduar në Serbi në gjuhën serbe por kam miq të mirë nga Shqipëria, artistë dhe aktorë”, tha Edita.

A e ka problem pranimin e origjinës shqiptare? Aspak!“Jo, nuk kisha ndonjë problem, të paktën deri më tani dhe shpresoj e besoj që nuk do të kem as në të ardhmen sepse unë jam një artiste në mendjen dhe në trurin tim. Njerëzit më duan dhe unë i dua”.- tregoi këngëtarja.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration