Arrestohet Reshat Bajrami nga Tërnoci për rastin e policit Gjorgjeviq
Lokale

Arrestohet Reshat Bajrami nga Tërnoci për rastin e policit Gjorgjeviq

23.Oct.2013 19:32
0
Për rastin e vrasjes  së policit Goran Gjorgjeviq afër Tërnocit është arrestuar personi i cili dyshohet se ka qenë i ulur në ulësen e parë (pasagjer) të automjetit të dyshuar dhe bëhet fjalë për Reshat Bajramin nga Tërnoci, njofton B92. “Vrasja e policit Goran Gjorgjeviq afër Tërnocit është sulm ndaj shtetit, të cilës i është shkaktuar një goditje e fortë”, ka thënë drejtori i policisë Millorad Veljoviq, duke shtuar se kjo çështje do të zgjidhet me çfarëdo çmimi. “Do ta zgjidhim këtë rast me çfarëdo çmimi. Me këtë nuk po kërcënoj, vetëm se po them që do të marrim të gjitha masat e lejuara me ligj”, i ka thënë Tanjugut Veljoviq duke nënvizuar se policia është e aftë të kontrollojë të gjithë territorin e shtetit në çdo pëllëmbë. Drejtori i policisë ka thënë se me urdhër të gjykatës, në kuadër të hetimeve të prokurorisë do të bëhen bastisje në disa objekte në fshatin Tërnoc. Ai ka thënë se është interes i çdo qytetari, serb apo shqiptar të Bujanocit, Preshevës e Tërnocit, që ky rast të zbardhet deri në fund. Titulli ka mësuar se trupi i policit të ndjerë Goran Gjorgjeviq gjatë ditës së nesërme do t’i nënshtrohet obduksionit ku më pas do t’i dorëzohet familjes. Të premten do të bëhet varrimi në fshatin e lindjes në Kërshevicë të Bujanocit, ndërsa në ceremoninë mortore deri më tani pritet të marrë pjesë drejtori i policisë Millorad Veljoviq, si dhe kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq./Titulli.com/   ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- http://youtu.be/yfahOrUZOB0
OSBE ngushëllon familjen, kërkon zbulimin e autorëve
Bujanoci kërkon plasman të duhanit nga Philip Morris (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration