Vdes qifti shqiptar në Nju Jork, dyshohet se u hodhen nga ndërtesa (video)
Lokale

Vdes qifti shqiptar në Nju Jork, dyshohet se u hodhen nga ndërtesa (video)

07.Aug.2022 16:26
0

Një qift shqiptar kanë vdekur pasi dyshohen se u hodhën nga kati i gjashtë i apartamentit ku jetonin në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara.

Trupi i 35-vjeçarit dhe 28-vjeçares u gjetën në oborrin e pasëm të ndërtesës mëngjesin e së shtunës, shkruan New York Post .

Policia po heton të gjitha pistat e mundshme, ku nuk përjashtohet ajo e vrasjes së dyfishtë. 

Një burim policor tha për median amerikane se ai mund të ketë pasur probleme të shëndetit mendor, çka mund të ketë nxitur edhe incidentin që rezultoi fatal për të dhe bashkëshorten e tij.

Sipas dëshmisë të fqinjëve, çifti ishte gjithmonë i shoqëruar me njëri-tjetrin, por një ditë më parë, aktori është shfaqur i zemëruar.

“Mendova se mbase po ziheshin lart dhe ndoshta djali që po pastronte plehrat thirri policinë, pas pesë minutash erdhi policia. I kam parë gjithmonë duke blerë gjëra për shtëpinë, si çdo ditë së bashku, me dy fëmijë së bashku, nuk e kuptuam se kishte diçka që nuk shkonte.”, u shpreh njëra prej tyre.

Çifti kishte dy fëmijë, 6 dhe 2 vjeç dhe ishin vendosur në lagjen “The Bronx” të Nju Jorkut vetëm 3 muaj më parë.

Digjen 50 hektarë mal me pisha në Corroticë të Preshevës (video)
Ankohet kryetari i Preshevës, thotë që Kosova e Shqipëria po i injorojnë edhe në katastrofë natyrore
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration