Presheva fton prapë seancë të Kuvendit
Lokale

Presheva fton prapë seancë të Kuvendit

16.Jan.2013 12:03
0
(i plotësuar 13:17) Udhëheqësit politikë të Luginës për orën 14h kanë caktuar seancë të Kuvendit Komunal të Preshevës për të legalizuar pllakën përkujtimore. Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Preshevës është ftuar pas konsultimeve që kanë pasur udhëheqësit politik shqiptar dhe pas njoftimit të Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë se afati ligjor që pushteti lokal në Preshevë ta largoj lapidarin e UÇPMB-së ka kaluar. Në këtë takim është ripërsëritur qëndrimi që pllaka përkujtimore nuk do të zhvendoset./Titulli.com/ ************************************************************************************************************************************ Udhëheqësit e institucioneve të komunës së Preshevës dhe Bujanocit janë duke zhvilluar takim në Preshevë Në takimin që po mbahet me dyer të mbyllura në Preshevë, po diskutohen hapat e mëtutjeshme rreth pllakës përkujtimore të UÇPMB-së që është vendosur para godinës së administratës komunale në Preshevë. Siç ka mësuar Titulli nga burimet e saj, në takim janë duke marr pjesë të gjithë përfaqësuesit e subjekteve më të mëdha politike shqiptare në Luginë dhe të institucioneve të këtyre dy komunave. Ky takim urgjent vjen pas atij me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçin që dje  realizuan deputeti Riza Halimi dhe kryetarët e komunave Preshevë dhe Bujanoc, Ragmi Mustafa dhe Nagip Arifi. Nga ana tjetër Ministria e Drejtësisë së Serbisë, ka njoftuar se në mesnatë ka kaluar afati ligjor që pushteti lokal në Preshevë ta largoj lapidarin e UÇPMB-së në qendër të Preshevës, në të kundërtën organet e Serbisë do ta rrënojnë. Vlen theksuar se më 12 janar, këshilltarët shqiptarë të tre Kuvendeve të Luginës kanë dalë me Deklaratë politike, ku mes tjerash kundërshton çdo mënyrë të dhunshme të largimit të simboleve kombëtare, përfshirë lapidarët e Dëshmorëve të Kombit./Titulli.com/
Kuvendi legalizon pllakën përkujtimore të UÇPMB-së
Kaloi afati ligjor që të largohet lapidari në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration