Tërnocasi që bllokon Rusinë, Portugalinë e shumë vende të Evropës (video)
Lokale

Tërnocasi që bllokon Rusinë, Portugalinë e shumë vende të Evropës (video)

15.May.2014 00:48
0
Talenti nga Tërnoci i cili nuk do t’ia dijë se çfarë force ka Rusia, Austria, Portugalia e aq më pak skuadrat nga Shqipëria, është Arbnor Fejzullahu, profesionisti 21 vjeçar. I lindur në Tërnoc të komunës së Bujanocit e që për momentin karrierën e tij në futbollin profesionist e zhvillon në Shqipëri, në klubin “Besa” të Kavajës, ka lënë të habitur shumë sportdashës dhe menaxher të klubeve nga Shqipëria e Evropa. Fejzullahu i cili mbron edhe ngjyrat e kombëtares së Shqipërisë (U21), së bashku me mesfushorin tjetër nga Tërnoci, Gjelbrim Taipin, ka pasur paraqitje të shkëlqyeshme kundër skuadrave të kombëtares së Rusisë, Austrisë e asaj të Portugalisë, raporton Titulli. Aty ku gjendet 21 vjeçari nga Tërnoci nuk mund të kalojnë as ‘forcat’ ruse. Një mbrojtës i spikatur i cili me mjeshtrin e tij pothuajse në çdo rast arrin t’i ndalë kundërshtarët, duke krijuar raste të mira për shënim me pasime të sigurta ndaj bashkëlojtarëve të tij. Ky talent ka ngritur në këmbë edhe klubin nga kryeqyteti, Tiranën, në të cilën luanë edhe tërnoasi tjetër Mensur Limani. “Besa” e Kavajës vështirë do ta ketë që ta mbajë këtë super talent në 11-tshen e saj. Talenti i tij, të cilin më së miri mund ta shihni në videon e mëposhtme, ka zgjuar në këmbë menaxher të klubeve të ndryshme. Thënë troç, Fejzullahu nuk është një mbrojtës i thjesht, ai është bërë për t’u krahasuar me mbrojtës të ligave të mëdha si Premier League, Seria  A, Primera Division, Bundesliga etj. 21 vjeçari mësimet i mori në klubin futbollistik Tërnoci, vend ky i bekuar për talent të futbollit./Titulli.com/
Vatra i thot jo zgjedhjeve parlamentare në Kosovë dhe kuvendit të dytë
NATO zhvillon stërvitje në bazën “Jug” në Bujanoc, pjesëmarrëse edhe ushtria e Shqipërisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration