Isak Alimi, Doktor i shkencave në Universitetin e Friburg-ut (foto)
Lokale

Isak Alimi, Doktor i shkencave në Universitetin e Friburg-ut (foto)

12.Nov.2013 21:41
0
Dr. Isak Alimi ka mbrojtur doktoraturën në Universitetin e Friburg-ut, me temë: “Kimi organike-Drejt sintezës totale të Hyperforin-ës” Si duket kanë kaluar kohërat kur shqiptarët “lavdëroheshin” vetëm me punë krahu. Bashkatdhetarët tanë, tani janë bërë konkurrent të fort edhe në fushën e shkencës dhe hiç më pak se sa në Universitet me renome në botë. I tillë është edhe rasti me doktorin e ri të shkencave nga Tërnoci i Bujanocit, Isak Alimin, i cili jeton në Zvicër. [caption id="attachment_96115" align="aligncenter" width="577"]isak alimi-1 Dr. Isak Alimi[/caption] Dr. Isak Alimi, 29 vjeçar, më 8 nëntor, në Universitetin e Friburg-ut në Zvicër, me një sukses të shkëlqyeshëm, para një numri të madh të bashkatdhetarëve dhe në mesin e familjes së ngushtë, mbrojti tezën e doktoraturës me temën: “Kimi organike - Drejt sintezës totale të Hyperforin-ës”, me mentor Prof. Dr. Christian Bochet. (në anglisht «Toëards the total synthesis of Hyperforin »). Ishte ora 16.00, kur Isak Alimi, e filloi prezantimin e mbrojtjes së doktoratës, me një përgatitje maksimale. Për katër vite me radhë, dr. Isak Alimi punoi për të grumbulluar materiale të ndryshme shkencore në fushën e kimisë organike. Gjatë mbrojtjes së punimit Alimi pasqyroi temën e tij në mënyrën më të mirë të mundshme para profesorëve dhe të pranishmëve të tjerë që ishin prezent. isak alimi-4Pasi Isaku elaboroi rreth temës, tre profesorët e komisionit pas konsultimit u kthyen me diplomë në dorë, derisa me të pranuar diplomën nga doktori i ri i shkencave filluan duartrokitjet e rreth 150 të pranishmëve në sallë, studentëve zviceran, miqve, shokëve e anëtarëve të familjes. Dr. Isaku me këtë rast falënderoi të pranishmit që ishin prezentë, ndërsa një falënderim të veçantë i shprehu familjes për mbështetjen e deritanishme, e sidomos prindërve. Isaku enkas për portalin tonë ndër të tjera potencoi: "Falënderojë të gjithë të pranishmit, falënderoj prindërit, bashkëshorten, familjen time të ngushtë, miqtë, shokë dhe të gjithë ata që më respektojnë. Jam munduar me punë të arrij këtë sukses dhe e arrita, shpresoj shumë, se do të jap kontribut të merituar në drejtimin tim. Dija nuk ka fund, prandaj, nuk do të ndalemi edhe në të ardhmen. Nuk dua të harroj pa falënderuar edhe profesorët e fakultetit dhe gjithë stafin, që janë të shkëlqyer dhe jam krenarë që pata fatin të jem student i këtij universiteti të njohur në Zvicër e më gjerë". [caption id="attachment_96117" align="aligncenter" width="640"]Dr. Isak Alimi me anëtarët e familjes Dr. Isak Alimi me anëtarët e familjes[/caption] Dr. Isak Alimi punimet për temën e doktoraturës i kishte filluar në shtator të vitit 2009. Po në këtë vit, në muajin korrik, në Universitetin e Friburgut, ai kishte përfunduar masterin e filluar në tetor të vitit 2004, në industri (Givaudan AG, Dübendorf/Zürich), me mentorimin e Dr. Felix Flachsmann dhe Prof Dr. Christian Bochet me titull: "Sinteza enantioselective e  Moxalon-ës dhe Homoclausenon-ës", ndërsa në anglisht « Enantioselective synthesis of Moxalone and Homoclausenone»/Dashnim Hebibi/Titulli.com/
“Sezai Surroi” me kabinet modern të gjuhëve (foto)
Dogana e Preshevës kërkon dy punëtorë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration