Të rinjt e Luginës "qajnë" hallet në Prishtinë
Lokale

Të rinjt e Luginës "qajnë" hallet në Prishtinë

13.Sep.2012 12:03
0

Një delegacion i përbërë nga gjashtë të  rinj përfaqësues të forumeve rinore politike nga Presheva dhe Bujanoci u prit në një takim pune nga Grupi i Deputetëve të Rinj të Kuvendit të Kosovës.

Kryetarja e Grupit të Deputetëve të Rinj, deputetja Ganimete Musliu, fillimisht në pika të shkurta prozentoi funksionin dhe qëllimin e Grupit të Deputetëve të Rinj duke i informuar të rinjtë nga Presheva dhe Bujanoci për aktivitetet dhe planet e mëtutjeshme të Grupit, transmeton Titulli. Mes tjerash kryetarja Musliu, e potencoi rëndësinë e komunikimit të përbashkët rreth brengave dhe nevojave të rinisë nga Presheva dhe Bujanoci, duke nënvizuar me theks të veçantë, nevojën për takime më të shpeshta reciproke në dobi të rinisë së asaj zone. Kryesuesi i delegacionit të të rinjëve nga Presheva dhe Bujanoci, Ardian Arifi ndër tjera u shpreh mirënjohës për mundësinë e ofruar nga Deputetët e Rinj të Kuvendit të Kosovës,për të dëgjuar brengat e bashkëmoshatarëve të tij, si dhe për premtimet e marra nga kryetarja Musilu që në vazhdimësi do të adresohen problemet dhe kërkesat e tyre në përgjithësi. Adresim tjetër i të rinjve nga Presheva dhe Bujanoci, ishte preokupimi i tyre rreth lehtësirave të studimit në Universitetin e Prishtinës për shkak të limiteve dhe kuotës jo të favorshme për të rinjtë nga Bujanoci e Presheva. Po ashtu,  u potencua edhe problematika e përdorimit të Abetarës mbarë-kombëtare nga nxënësit e Preshevës dhe Bujanocit, ku institucionet atje në mënyrë konstante paraqesin ndalesa dhe kërcënime në rast të përdorimit të këtij teksti nëpër shkollat shqipe në komunat shqiptare. Për të gjitha çështjet e shtruara, kryetarja Musliu premtoi angazhim dhe gatishmëri për bashkëpunim edhe në të ardhmen./Titulli.com/  
Bujanoci edhe me një parti të re
Bujanoci dhe Presheva me fabrikë për riciklime
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration