Të premten fillon Liga Komunale në futboll të vogël në Preshevë
Lokale

Të premten fillon Liga Komunale në futboll të vogël në Preshevë

16.Sep.2013 11:23
0
Me rregulla të reja të futsall-it, dhe me shumë befasi e me klube te reja, të premten në stadiumin e qytetit në Preshevë, do të fillojë Liga Komunale në futboll të vogël. Ndeshja e parë për sezonin vjeshtor 2013/2014 do të jetë ajo e grupit A në mes të KF MaxBet nga Presheva dhe KF Burimit nga fshati Zhunicë. Kjo ndeshje e cila është edhe hapëse për garat në futboll për këtë vit do të fillojë prej orës 15:30. Ndërsa në kuadër të grupit A, pot ë njejtën ditë do të takohen edhe KF Lerani – KF Rainca prej orës 16:15, KF Bushtrani – KF Rahovica 17:00, dhe KF Llapinca – KF Tërrnava 17:45. Të shtunën në program janë ndeshjet e grupit B ku takohen: KF Miratoca – KF Zhunica 15:30, KF Norça – KF Euro-Tec nga Rainca prej orës 16:15, KF Corrotica – KF Geraj 17:00, ndërsa ndeshja e fundit e xhiros së parë do të jetë ajo në mes të KF Fontanës nga Bukuroca dhe KF Stacioni Hekurudhor që do të fillojë prej orës 17:45./Titulli.com/
Shqiptarët e Luginës me flamur të ri kombëtar
Ndihmojeni Tanën edhe në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration