Sot "Dita Botërore e Lirisë së Shtypit", në Luginë lulëzon propaganda politike minore
Lokale

Sot "Dita Botërore e Lirisë së Shtypit", në Luginë lulëzon propaganda politike minore

03.May.2021 08:17
0

3 Maji është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit.

Kjo ditë shënohet që nga viti 1993 e vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e cila shërben për t’ua përkujtuar qeverive nevojën e respektimit të përkushtimit të tyre për lirinë e shtypit dhe po ashtu është një ditë reflektimi në mesin e profesionistëve të mediave për lirinë e shtypit dhe etikën profesionale. 

Ndryshe, tema e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit këtë vit është “Blackout May”, që shërben si përkujtues se si do të dukej një ditë pa media.

3 maji është po ashtu dita e përkujtimit të atyre gazetarëve që e kanë humbur jetën në ndjekje të së vërtetës dhe raportimit profesional.

Në komunat Bujanoc dhe Preshevë zhvillimi i medias në gjuhën shqipe ka shënuar rënie dhe në anën tjeter politika lokale në mënyrë direkte dhe indirekte po stimulon hapjen e portaleve të reja nga njerëz analfabet në gazetari që më tepër po bëjnë propagandë për klientelën e tyre politike lokale minore.

Gjithashtu media shqipe në këtë rajon po përballlet edhe me mungesë të fondeve të mjaftueshme nga buxhetet komunale ndërsa nga niveli qendrorë ka humbur gati plotësisht mbështetjen financiare.

(Fotografia në ballinë është realizuar më 3 maj 2018 në zyrën e OSBE-së në Bujnaoc  ku është mbajtur tryezë diskutimi në shënimin e ditës ndërkombëtare të lirisë së shtypit me gazetarë dhe përfaqësues të mediave nga Bujanoci, Presheva, Vraja dhe Leskoci ndërsa video  me 5 minute heshtje paraqet një formë te protestës per lirinë e medias)

 

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration