Sigurohen 33 vende të punës me afat të caktuar
Lokale

Sigurohen 33 vende të punës me afat të caktuar

16.Oct.2013 14:52
0
Praktikantët e përzgjedhur në konkursin e hapur në komunës së Bujanocit sot kanë nënshkruar kontratat me punëdhënësit. Një ditë gëzimi për 33 praktikantët e komunës së Bujanocit, një numër prej të cilëve me vite kishte pritur fillimin e punës. Në një atmosferë festive, të hënën, kryetari i kësaj komune Nagip Arifi, i ka pritur kandidatët që janë përzgjedhur për të kryer përvojën e punës gjatë praktikës një vjeçare. Arifi me këtë rast i dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve duke thënë se komuna këtë konkurs për ndërmarrjet publike dha institucionet arsimore e ka hapë muaj më parë, raporton Titulli. Arifi-praktikantet-1 Ai i dëshiroi sukses të pranishmëve në punën e re e cila kishte si synim zbutjen e papunësisë dhe kryerjen e përvojës së punës. Edhe dy përfaqësuesit komunale zv.kryetari Stojança Arsiq si dhe kryetari i Kuvendit Jonuz Musliu morën pjesë në pritjen e praktikantëve. Programi i praktikës profesionale do të zgjasë deri në 12 muaj ndërsa gjatë kësaj kohe praktikantët me përgatitje të lartë do të financohen me nga 20 mijë dinarë në muaj, kurse me atë superiore nga 25 mijë dinarë. Për këtë pagesë komuna e Bujanocit ka ndarë nga buxheti 4 milionë dinarë, ndërsa si rezultat i interesimit të lartë ka rritur numrin e praktikantëve nga 30 sa ishte në fillim në 33 kandidatë të përzgjedhur./Titulli.com/   ----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Materniteti në Preshevë pa ndihmën e kryeministrit Rama
KKSH: Edhe këtë vit të pranohen të gjithë aplikuesit nga Lugina
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration