Si po zbehen takimet e vendlindjes në Medvegjë!
Lokale

Si po zbehen takimet e vendlindjes në Medvegjë!

03.May.2015 13:10
0
Manifestimi tradicional "Takimet e Vendlindjes 2015", në Tupallë të Medvegjës, ka filluar ta humb kuptimin e një feste gjithëpopullore, që kishte dikur.

1 Maji, kjo festë, kaq e dashur jo vetëm për medvegjasit, ka filluar, ka filluar të zbehet në krahasim me periudhat e mëparshme. Pse?

1 Maji, i cili njihet si dita ndërkombëtare e punëtorëve, e që përcillet shpesh me protesta në mungesë të lirive të punëtorëve, në Medvegjë, është shënuar si festë pranvere, si një ditë e takimeve të vendlindjes.

Me vite të tëra, kjo festë në Tupallë të Medvegjës, është shoqëruar me programe të pasura kulturore, muzikore, valltare e sportive.

Shoqëria Kulturore Artistike “Shqiponjat e Medvegjës dhe shoqëri të tjera simotra nga Presheva, Bujanoci dhe Kosova, me tingujt muzikor dhe vallet gazmore, kanë mbushur gëzim dhe hare këto troje etnike shqiptare, të cilave u buzëqeshi fati i hidhur të mbeten pa njerëz.

1 maji i vitit 2015, i gjeti  medvegjasit, më shumë se kurrë të përçarë, të çorietuar dhe të katandisur si mos më keq. Ata i përcolli një klimë jo e favorshme, që festën e 1 Majit ta shënojnë me dinjitet si dikur. E para ardhja e masave të dhunshme në Komunën e Medvegjës, pastaj përçarjet në skenën politike shqiptare të kësaj komune, si dhe sindromi i inateve, smirës dhe përgojimeve, ndikuan që shqiptarët e kësaj komune, të shpërndarë nëpër shumë qendra të botës, në shenjë të kësaj ditë të madhe, mos të bëhen bashkë.

Pavarësisht nga këto ndarje të natyrës politike, u gjetën disa familje medvegjase, të vijnë në manifestimin tradicional “Tupalla 2015”. Këto familje nuk shkuan në Shqipëri e as në Gërmi (Kosovë), për ta shënuar 1 Majin, por erdhën në vendlindje, për t’i vizituar trojet e tyre, varret e të parëve si dhe për ta mbajtur gjallë lidhjen me të afërmit, të cilët kanë mbetur për të jetuar në Medvegjën martire.

Këto familje u çmallën me “Shqiponjat e Medvegjës”, të cilat me këngë e vallëzim, i mbushën plot optimizëm me sloganin: “Dojeni Atdhe’n, si shqiponja folenë!”.

Qytetarët e Medvegjës, u çmallën me takimet familjare, me përshëndetjet vëllazërore, me cicërimin e zogjve, këngën e bilbilit dhe qyqes, si dhe me fjalimet e të të zgjedhurve të popullit, të cilët i prinin këtij organizimi, me mesazhet si të kahershme: “Mos e lëshoni vendlindjen, mbrojeni pragun e shtëpisë, se guri më rëndë peshon në vendin e vet e kështu me radhë.

“Shqiponjat e Medvegjës” e mbyllën programin festiv të 1 Majit, me këngë, valle, lojëra sportive e fjalime premtuese se në të ardhmen këto festa do t’i shënojmë, në rrethana më të mira!”. Mbase..... Rroftë 1 Maji!

Shoqëria Civile “Perspektiva”, Bujanoc- Sevdail Hyseni, kryetar

 

 

 

 

Shefati mbetet kampion, edhe hungarezin e dytë e "palon"
Hyseni: Qeverisja aktuale lokale në Bujanoc, pushtet totalitar dhe interesave nepotiste (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration