Si erdhi Shqiprim Arifi në krye të Preshevës, a mundë të përsëritet skenari i vitit 2016 (video-kronolgji)
Lokale

Si erdhi Shqiprim Arifi në krye të Preshevës, a mundë të përsëritet skenari i vitit 2016 (video-kronolgji)

30.Mar.2021 08:41
0

Edhe pse në zgjedhjet lokale të 24 prillit të vitit 2016 partia fituese kishte dalë PDSH, ajo mbeti në opozitë pas marrëveshjes së nënshkruar APN-PVD, shkruan Titulli.com.

Pas 12 vjetësh qeverisje të PDSH-së, koalicioni APN-PVD e kishin cilësuar se historike rrëzimin e Ragmi Mustafës nga pushteti lokal pas një periudhe të gjatë qeverisje.

Më 29 prill ishte nënshkruar marrëveshja APN-PVD në një restorant në Preshevë përmes së cilës Shqiprim Arifi do të bëhet kryetar komune për herë të parë, një person jo i njohur politik për opinionin në Preshevë.

Gjithashtu ishte organizuar edhe marsh festiv nga vendi ku ishte nënshkruar deri tek objekti i komunës së Preshevës dhe nga aty u mbajtën fjalime se po fillon një histori e re e Preshevës.

Në zgjedhjet e 24 prillit të vitit 2016 , në Kuvendin komunal të Preshevës PDSH kishte fituar 14 këshilltarë, APN ka 11 këshilltarë, PVD – 10 këshilltarë, BDL – 2 këshilltarë dhe UDSH ka 1 këshilltarë.

Pas zgjedhjeve të parakohshme lokale të mbajtura më 28 mars të këtij viti në komunën e Preshevës pritet të ndodhë e njëjta histori ku partia fituese do të mundë të shkojë në opozitë nëse partitë tjera bëjnë shumicën qeverisëse, përcjellë Titulli.com.

Sipas rezultateve preliminare nga Komisioni Komunal Zgjedhor në zgjedhjet lokale të 28 marsit, APN ka fituar 14 këshillëtarë, PDSH 9 këshillëtarë, PVD 7 këshillëtarë, LR 5 këshillëtarë, lista serbe 2 këshillëtarë dhe UDSH 1 këshilltarë në kuvedin komunal që numëron në tërësi 38 ulëse.

Pavarësisht taborreve politike dhe rezultateve të zgjedhjeve,  komuna e Preshevës e ka të  vështirë ndërtimin e një shumice të qëndrueshme politike qeverisëse duke pasur parasysh raportet mes subjekteve kryesore./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration