Përfundon takimi, palët me qëndrime të njëjta (video)
Lokale

Përfundon takimi, palët me qëndrime të njëjta (video)

10.Jan.2013 18:15
0
(i plotësuar 20:00) Ka përfunduar takimi në mes të liderëve shqiptarë të Luginës dhe përfaqësuesve të Beogradit pa dhënë ndonjë rezultat konkret Palët edhe mëtej qëndrojnë në pozitat e mëparshme, shqiptarët për të mos e hequr pllakën përkujtimore, kurse Beogradi kërkon zhvendosjen e saj. Jonuz Musliu, kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik, pas takimit tha se pala shqiptare qëndron në pozitat e njëjta dhe se nuk pranon heqjen apo zhvendosjen e pllakës përkujtimore. Deputeti Riza Halimi theksoi se është me rëndësi që kemi biseduar dhe sipas tij ky dialog i filluar duhet të vazhdojë. Liderët shqiptarë sot biseduan me përfaqësuesin e Beogradit përreth 3 orë e gjysmë. Në takim përveç përfaqësuesve të OSBE-së që ishin organizator, në te morrën pjesë edhe të dërguarit e ambasadave të SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian. Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilët lëshuan takimin, i thanë palëve të përfshira në dialog se ky problem është i tyre dhe se ata duhet të zgjidhin vet atë./Titulli.com/ ***************************************************************************************************************************************************** (i plotësuar 19:15) Përfaqësuesit e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd pas tre orë pjesëmarrje kanë “lëshuar” mbledhjen që po mbahet në ambientet e OSBE-së në Bujanoc. Siç ka mësuar Titulli nga burime brenda palëve që po negociojnë, përfaqësuesit e SHBA-së, para lëshimit të takimit kanë thënë se ky është problem i juaji që ju vet duhet ta zgjidhni. Mbledhja mes përfaqësuesve shqiptarë dhe zyrtarëve të Beogradit është duke vazhduar edhe matej. Rreth orës 19:00 palët patën edhe një pushim të shkurtë. *************************************************************************************************************************************************** takimi-OSBE Në orën 16h ka filluar takimi në mes të përfaqësuesve politik dhe institucional të shqiptarëve të Luginës dhe zyrtarëve të Beogradit për zgjidhjen e problemit të krijuar me vendosjen e pllakës përkujtimore në Preshevë Takimi me dyer të mbyllura po mbahet në zyrat e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) në Bujanoc. Beogradi është duke u përfaqësuar nga kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviq, ndërsa si ndërmjetësues janë përfaqësuesit e OSBE-së si, kurse po marrin pjesë edhe zyrtarë të ambasadave, raporton Titulli. Takimit iu kanë përgjigjur të gjithë liderët e ftuar shqiptarë, duke filluar me ata institucional, deputeti Riza Halimi, kryetarët e komunave Preshevë dhe Bujanoc, Ragmi Mustafa dhe Nagip Arifi, të Kuvendeve Komunale Ramiz Latifi e Hajredin Hyda, zëvendëskryetari i komunës së Preshevës Skender Destani dhe përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së nga Presheva dhe Bujanoci. Nga partitë politike prezent në takim është: Jonuz Musliu (Lëvizja e Progresit Demokratik), Shaip Kamberi (Partia për Veprim Demokratik) dhe Rahmi Zylfiu (Unioni Demokratik Shqiptar). Që nga fillimi i takimit (në orën 16h) palët kanë pasur një pushim prej 10 minutave (në orën 17:30), mirëpo asnjë nga pjesëmarrësit nuk kanë dhënë deklaratë për gazetarë lidhur me rrjedhën e bisedimeve rreth përmendores së UÇPMB-së të vendosur në sheshin e Preshevës.  Takimi është duke vazhduar./Titulli.com/ http://youtu.be/tSxl45agn4c ___________________________________________________________________________________________ http://youtu.be/hOcdxrmw904
Trashëgimia, pasuria e Luginës
Mbledhja e Trupit Koordinues: Nuk diskutohet për përmendoren (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration