Shqipëria kërkon nga deputetët shqiptarë në Serbi t’i mbrojnë të drejtat e shqiptarëve të Luginës
Lokale

Shqipëria kërkon nga deputetët shqiptarë në Serbi t’i mbrojnë të drejtat e shqiptarëve të Luginës

24.Sep.2020 19:15
0

Ministri në detyrë i  Punëve të Jashtme të  Shqipërisë, Gent Cekaj ka takuar sot deputetët e sapozgjedhur shqiptarë në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberin, Nadije Beqirin dhe Argjend Bajramin.

Cakaj në takim i ka ofruar Listës së Bashkuar mbështetjen e Shqipërisë, pasi siç ka thënë ai, përgjegjësia e tyre është për të mbrojtur e lartësuar të drejtat e shqiptarëve në Luginë. 

“Sot pata kënaqësinë të zhvilloj edhe një takim të vyer me deputetët e zgjedhur të Listës së Luginës së Bashkuar me z. Shaip Kamberi, znj. Nadije Beqiri e z. Argjend Bajrami. Mbështetja e Shqipërisë për përfaqësuesit e Listës së Bashkuar do të jetë e plotë sepse përgjegjësia e tyre është e jashtëzakonshme: përpjekja për të mbrojtur e lartësuar të drejtat e shqiptarëve në Luginë”, ka shkruar Cakaj.

Kryediplomati shqiptar është zotuar se do të vazhdojnë bashkëpunimin edhe me masa të reja institucionale për ta mbështetur Luginën./Titulli.com/

Njoftim zyrtar nga komuna e Bujanocit: Modifikohet regjimi i qarkullimit të trafikut në rrugën "Bore stankoviq"
Shtetet e Vishegradit kundërshtojnë propozimin e BE mbi migracionin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration