“Shkolla që nuk hapë dyert për nxënësit”! (foto)
Lokale

“Shkolla që nuk hapë dyert për nxënësit”! (foto)

05.Sep.2012 18:40
0
Shkolla e Tërnocit e sapo ndërtuar, që plotëson standardet më shumë se çdo shkollë tjerët, ende mbetet e mbyllur për nxënës. Është për tu habitur, por më se e vërtetë. Shkolla fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc të komunës së Bujanocit, paralelja e ndarë në lagjen e Strukarëve, po mbanë të mbyllura dyert për nxënësit e kësaj shkolle. Sipas një investigimi të bërë nga Titulli, kjo shkollë nuk do të hapet deri sa të lahen borxhet. Kompania që ka bërë ndërtimin e këtij objekti, “Vlora com” nga Presheva, kërkon borxhin nga Agjencia Turke për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar  “TIKA” dhe komuna e Bujanocit. Borxhi ndaj “Vlora com-it” nuk është edhe i vogël, por kalon 100.000 euro, kështu thotë pronari. “Pasi të bëhet pagesa ndërtesa do të lëshohet në përdorim, përndryshe objekti nuk do të hapet pa u bë pagesa”, kështu i tha portalit tonë përfaqësuesi i “Vlora com-it”, Samet Hetemi. Ai për këtë bënë fajtorë Agjencinë turke “TIKA” si dhe komunën e Bujanocit. “Ne i kemi përfundu të gjitha punët dhe shkolla është gati për nxënësit, mirëpo pa u shlye borxhi i cili është 103.000 euro nuk do të hapen dyert”, shtoi Hetemi, duke theksuar se këto ditë pritet që “TIKA” dhe komuna e Bujanocit të merren vesh për pagesën. Titulli, përmes telefonit ka kontaktuar edhe kryetarin e Komunës së Bujanocit Nagip Arifin i cili në pyetjen se a ka borxhe kjo komunë ndaj “Vlora com-it” është përgjigjur me “jo” dhe ka shtuar se duhet ta pyesni “Vlora com-in” se kush i ka borxhe. Borxhet i mohon edhe Agjencia Turke për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar  “TIKA” me seli në Beograd e cila ka financuar ndërtimin e kësaj shkolle. Në  thirrjen tonë TIKA dha këtë përgjigje: “Tika deri më sot në mënyrë të rregullt dhe me kohë i kryen të gjitha obligimet që ka, ndërsa sa i përket këtyre parregullsive rreth pagesës duhet ti drejtoheni komunës”. Sekretarja kujdestare e kësaj organizate tha se “TIKA” punon në përputhshmëri me ligjet e Serbisë, ndërsa organizata turke ka të nënshkruar edhe protokollin e bashkëpunimit dhe sipas saj deri më sot të gjitha obligimet janë kryer me kohë. Po çka u bë me nxënësit e kësaj shkolle paralelja e ndarë në Strukarë, ku janë duke mësuar ata? Këtë tentuam të mësojmë nga drejtoresha Valbona Tefiku e cila në thirrjen e parë telefonike të Titullit tha se është nxënë, ndërsa më vonë, në telefonatat e radhës nuk u lajmërua ! Gazetarët e Titullit ishin në shkollën katërvjeçare Muharrem Kadriu-paralejla në Strukarë të Tërnocit, ku provuan të hynë në këtë shkollë, mirëpo dyert ishin të mbyllura. Nga afër u pa se gjithçka ishte gati përfshi edhe bankat e karrigat. Gurthemeli për ndërtimin e kësaj shkolle u vendos më 18 mars të vitit të kaluar. /Titulli.com/

Prokuroria: Dënime maksimale për shqiptarët e Preshevës
Kush po e ndihmon përçarjen e shqiptarëve në Luginë ?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration