Shkolla "Muharrem Kadriu" pret mysafirët në ditëlindjen e saj (foto)
Lokale

Shkolla "Muharrem Kadriu" pret mysafirët në ditëlindjen e saj (foto)

05.Nov.2013 16:27
0
Është shënuar sot dita e shkollës “Muharrem Kadriu” në fshatin Tërnoc. Për dallim nga vitet e kaluara, këtë vit dita e saj është festuar në oborrin e shkollës së re, në lagjen e Strukarëve, në Tërnoc të komunës së Bujanocit Me një program kulturorë të martën është shënuar dita e shkollës fillore “Muharrem Kadriu”. Nxënësit e kësaj shkolle programin e përgatitur e shpalosën në oborrin e shkollës së sapo ndërtuar, në lagjen e Strukarëve. Dita e shkolles-Ternoc-4 Të pranishëm në këtë manifestim përveç nxënësve, mësimdhënësve, drejtuesve të shkollave në komunë të Bujanocit, morën pjesë edhe udhëheqësia komunale, ndërsa në mesin e tyre ishte edhe djali i Muharrem Kadriut, Edvik Kadriu. Drejtori i shkollës “Muharrem Kadriu”, Bajram Salihu, falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje në këtë shënim derisa elaboroi për jetën dhe veprën e Muharrem Kadriut, emërin e të cilit ky institucion arsimor mban ndër vite. Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, i cili mori pjesë në këtë manifestim porositi mësimdhënësit që të përcjellin dijen tek nxënësit. Ai me këtë rast tha se kushtet për të mësuar tashmë janë ndër më të mirat në rajon, raporton Titulli. Dita e shkolles-Ternoc-3 Këtë organizim të sotshëm e përshëndeti edhe trashëgimtari i Muharrem Kadriut, djali, Edvik Kadriu. Para të pranishmëve Kadriu falënderoi organizatorët për respektin që po ia kushtojnë familjes së tij në çdo përvjetor, duke bërë apel që këto vatra arsimore të bëhen shembull në rajon e më gjerë. Nxënësit e shkollës, me këtë rast kishin përgatitur një program të begat kulturorë, me recitale, valle e humor, ndërsa në hollin e shkollës ishin ekspozuar piktura të cilat i kishin punuar vet nxënësit. Dita e shkolles-Ternoc-1 Pjesë e këtij organizimi ishte edhe vendosja e kurorave me lule tek varri i veprimtarit Muharrem Kadriu si dhe në bustin e tij në oborrin e shkollës fillore “Muharrem Kadriu”, në qendër të fshatit. Kjo është hera e parë që dita e shkollës është shënuar në hapësirë të hapur, në paralelen e ndarë në lagjen e Strukarëve. Shkolla e sapo ndërtuar, dyert e saj për nxënësit tërnocas i ka hap më tre shtator të këtij viti./Titulli.com/
Bujanoci e Medvegja të "hidhëruara" me qeverinë e Kosovës
Dhjetë orë seancë për të aprovuar rebalancin dhe planin rregullativ (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration