Shkolla fillore "Zenel Hajdini" në Medvegjë nesër bojkoton orën e parë të mësimit
Lokale

Shkolla fillore "Zenel Hajdini" në Medvegjë nesër bojkoton orën e parë të mësimit

13.May.2014 19:54
0
Shkolla fillore "Zenel Hajdini" në Tupallë nesër do të protestojë orën e parë të mësimit për shkak të incidentit të ndodhur të premtën me datën 9 maj të këtij viti ku ndaj nxënësit të klasës së gjashtë, V.A. është ushtruar dhunë fizike.

Vendimi për të protestuar orën e parë të mësimit është miratuar unanimisht nga kryetari i Këshillit të shkollës, Këshilli i arsimtarëve dhe drejtori në mbeldhjen e mbajtur me datën 12 maj dhe vjen si pasojë e mosndërmarrjes së masave nga ana e policisë në Medvegjë.

"Këshilli i shkollës fillore "Zenel Hajdini" në Tupallë, drejtori dhe arsimtarët e kësaj shkolle në mbledhjen e mbajtur me 12 maj 2014 kanë marrë vendim që me datën 14.05.2014 në orën e parë të mësimit të protestohet për shkak të mosmarrjes së masave nga ana e policisë së Medvegjës, për rastin e ushtrimit të dhunës fizike ndaj nxënësit të klasës së VI-të të kësaj shkolle V.A., nga ana e shoferit të autobusit "Mija" në relacionin Tupallë-Medvegjë", shkruan në vendim. /Mepress/Titulli.com/

"Shtegtarët e Lirisë "prishen për para
Panairi i arsimit në Bujanoc, mungesë e fakulteteve në gjuhën shqipe (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration