SHHLP ndanë tre bursa për tre student nga Lugina
Lokale

SHHLP ndanë tre bursa për tre student nga Lugina

17.Sep.2013 08:32
0
Shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës” (SHHLP) me qendër në Gossau të Zvicrës, me misionin humanitarë, kësaj here ndihmon të eturit për nxënien e diturisë me banim në Luginë. Sipas kryetarit të SHHLP-së Fazli Musliu përfitues të këtyre bursave studentore do të jenë tre studentë, fëmijë të dëshmorëve të UÇPMB-së apo familjarët e tyre. Musliu porositë studentët me sukses të shkëlqyeshëm dhe që vijnë nga këto familje t’i përcjellin dokumentet e fotokopjuara nga shkolla e mesme në adresën e kryesisë së shoqatës. Ai thotë se nëse nuk ka studentë nga kjo kategori atëherë do të merren në shqyrtim edhe aplikimet tjera. “Afati mbetet i hapur derisa të gjejmë tre studentë për ti ndihmuar”, thotë Musliu. Shoqata Humanitare e Luginës së Preshevës me seli në Zvicër deri më tani ka zhvilluar një sërë aksionesh humanitare, derisa aksionet e tyre do të vazhdojë edhe në të ardhmen. “Pasi t’i ndihmojmë studentët , gjatë muajit nëntor do të jemi në Preshevë për të ndarë ndihma të tjera . Nga fillimi i këtij viti për ndihma janë grumbulluar jo më pak se 4.500 chf, derisa me mijëra franga e euro do t’i ndahen familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës, jetimëve, skamnorëve dhe në projekte të ndryshme humanitare e kulturore”, thotë kryetari i SHHLP-së Fazli Musliu./ DashnimHebibi/Titulli.com/ Studentët e interesuar për bursat e SHHLP-së të drejtohen në adresën e mëposhtme: SHHLP, Postfach 1053, 9200 Gosau- Zvicër, ose në adresën e-mailit: musliu_2006@hotmail.com dhe shhlp.2006@hotmail.com
KKSH: Trupi Koordinues nuk mund të ndryshojë flamurin e shqiptarëve
Bujanoci “jep një pjesë të zemrës” për Tanën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration