SHBA, liderëve të Luginës: Jetoni me rezultatet...
Lokale

SHBA, liderëve të Luginës: Jetoni me rezultatet...

04.Apr.2014 18:01
0
[caption id="attachment_114951" align="alignleft" width="214"]Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Michael D. Kirby Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Michael D. Kirby[/caption] Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd Michael D. Kirby, gjatë një interviste ekskluzive dhënë portalit informativ Titulli.com, ku në qendër të bisedës ishin zgjedhjet parlamentare të mbajtura në Serbi, pjesëmarrja dhe bojkoti, ka dhënë një pasqyrë të qartë se si shteti më mik i shqiptarëve sheh këto zhvillime në Luginë të Preshevës. Ambasadori Kirby, ndër të tjera në intervistë është shprehur se qytetarët shqiptarë të Luginës është dashur të ushtrojnë të drejtën e tyre civile, veçanërisht të drejtën për të votuar. Shkëlqesia e tij,  thotë se ndërkombëtarët e bërën të qartë qëndrimin e tyre para mbajtjes së zgjedhjeve, derisa u shpreh se liderët në Luginë e morën vendimin e tyre dhe tani duhet të jetojnë me rezultatet. Ambasadori i SHBA-së përveç zgjedhjeve parlamentare foli edhe për dialogun e ngrirë mes Qeverisë në Beograd  dhe liderëve lokal të Luginës së Preshevës. Ai shpreson që këto bisedime do të vazhdohen me formimin e qeverisë së re. “Siç kemi mundur të shohim, në këtë rajon nuk arrihet asgjë me bojkot dhe abstenim. Pjesëmarrja dhe dialogu sjellin rezultate”, thotë ambasadori Kirby, duke shtuar se në këtë proces negociatash me zyrtarët e Qeverisë në Beograd, SHBA me partnerët ndërkombëtar do të bëjë pjesën e vet.   Titulli: Gjatë këtyre zgjedhjeve Partia për Veprim Demokratik e Riza Halimit ka fituar dy mandate në Parlamentin e Serbisë. Si e vlerësojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës pjesëmarrjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës (jug të Serbisë) në këto zgjedhje? Ambasadori Kirby: Ne mbështesim proceset demokratike dhe besojmë se të gjithë njerëzit duhet të ushtrojnë të drejtën e tyre civile, veçanërisht të drejtën e tyre për të votuar. Ne pajtohemi me qeveritë tona partnere në Serbi, Shqipëri dhe Kosovë, sikurse edhe me OSBE-në, e cila e bëri të qartë këtë pozicion para se të mbaheshin zgjedhjet. Titulli:  Si e vlerësoni vendimin e partive tjera shqiptare, nga Bujanoci dhe Presheva, për të bojkotuar zgjedhjet?  Ambasadori Kirby: Pjesëmarrja në zgjedhje është një detyrë qytetare dhe pjesë e procesit të integrimit të komunitetit të pakicave në një shoqëri më të gjerë. Ne dhe partnerët tanë ndërkombëtar kemi përkrahur të dy këto parime përmes aktiviteteve tona në jug të Serbisë përgjatë viteve. Ne e kemi bërë shumë të qartë pozitën tonë tek të gjitha subjektet para mbajtjes së zgjedhjeve. Ata e kanë marrë vendimin e tyre dhe tani duhet të jetojnë me rezultatet. Titulli: Çfarë lloj bashkëpunimi do të keni me deputetët e zgjedhur, Riza Halimin dhe Shaip Kamberin, dhe në anën tjetër, me përfaqësuesit shqiptar në nivel lokal? Ambasadori Kirby: Përgjatë mandatit tim ne jemi të kënaqur me marrëdhëniet produktive me të gjithë përfaqësuesit e partive, qofshin shqiptare apo serbe. Unë takohem me përfaqësuesit e zgjedhur etnik shqiptar si në Beograd njashtu edhe në Serbinë jugore. Stafi im punon edhe më afër me ta. Ne presim që marrëdhëniet tona të shkëlqyeshme të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Kah fundi i muajit mars Stafi im ushtarak vizitoi rajonin, shpresoj që së shpejti edhe unë të vizitojë Serbinë jugore. Titulli: Cili është mesazhi juaj për popullatën shqiptare në Luginë të Preshevës? A do të jenë edhe më tej Shtetet e Bashkuara të Amerikës të angazhuara në proceset për një të ardhme më të mirë në këtë rajon edhe pse shumica e partive politike shqiptare nuk mori parasysh thirrjet e komunitetit ndërkombëtar dhe vendosi t’i bojkotojë, në vend se të marrë pjesë në zgjedhje? Ambasadori Kirby: Siç thash edhe më herët, ne mbështesim integrimin e komunitetit pakicë, përfshirë këtu edhe shqiptarët etnik në shoqërinë dhe institucionet e Serbisë. Ne e kemi mbështetur dialogun e drejtpërdrejt në mes të zyrtarëve të qeverisë dhe liderëve lokal shqiptar në agjendën e përbashkët të miratuar nga qeveria në qershor të vitit 2013-të. Është bërë një përparim, ndërsa do të duhej të bëhej edhe më shumë. Na vjen keq për këtë pauzë të gjatë në këto bisedime përpara se të mbaheshin zgjedhjet, ne mbështesim rifillimin e shpejt të tyre me qeverinë e re. Ne gjithashtu mbështesim përpjekjet e vazhdueshme të OSBE-së për të lehtësuar këtë proces, në bashkëpunim me Trupin Koordinues dhe në emër të bashkësisë ndërkombëtare. Siç kemi mundur të shohim, në këtë rajon nuk arrihet asgjë me bojkot dhe abstenim. Pjesëmarrja dhe dialogu sjellin rezultate. Ne mendojmë se rruga përpara është e qartë: zyrtarët e zgjedhur duhet të punojnë së bashku me qeverinë qendrore në mënyrë që të arrijnë rezultate për të mirë të të gjithë qytetarëve në Serbinë jugore. Unë jam i sigurt se partnerët ndërkombëtar, përfshirë Bashkimin Evropian, Britaninë e Madhe, Zvicrën, Turqinë dhe të tjerët, do të ndihmojnë. Ne me siguri do të vazhdojmë të bëjmë pjesën tonë. Por zgjedhja është e juaja. /Titulli.com/
Asfalti nga Llojani mbërrin në kufi, kufiri mbetet i mbyllur me Preshevën
EU PROGRES shpalos rezultatet dhe përfituesit e programit (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration