Serbia fillon ambalazhimin e vaksinës ruse Sputnik V
Lokale

Serbia fillon ambalazhimin e vaksinës ruse Sputnik V

15.Apr.2021 23:56
0

Aleksandar Vuçic beson se para fundit të vitit, Serbia do të jetë në gjendje ta prodhojë vetë vaksinën ruse, Sputnik V.

Vuçiç dhe anëtari i presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, vizituan Institutin e Virologjisë, Vaksinave dhe Serumeve “Torlak” në Beograd, ku një ditë më parë u realizua mbushja e serisë së parë të dozave kontrolluese të vaksinave Sputnik.

Më herët, ministri pa portofol në qeverinë serbe, Nenad Popoviq, shkruajti në Twitter ky proces ishte realizuar në prani të ekspertëve nga Fondi Rus i Investimeve Direkte dhe kompanisë farmaceutike ruse “Generium”, dhe se prodhimi do të fillojë në 20 maj.

Edhe Fondi Rus për Investime Direkte publikoi në faqen e tij të internetit njoftimin për prodhimin e vaksinës ruse Sputnik V së bashku me Institutin Torlak në Serbi.

”Serbia bëhet kështu vendi i parë në Europën Jugore që do të prodhojë Sputnik V, duke plotësuar standardet“, thuhej në deklaratën e Fondit.

Sipas zyrtarëve, kjo vaksinë më vonë mund të eksportohet edhe në vendet në rajon.

211.000 vaksina të tjera kompanisë “Pfizer” do të mbërrijnë në Serbi javën e ardhshme, u shpreh ai, ndërsa vaksina kineze “Sinofarm” pritet të mbërrijë para fundit të këtij muaji.

Në Serbi 35 të vdekur dhe 2.971 raste të reja me COVID-19
Klinaku: Kosova të diskutojë shkëmbimin e territoreve për popullatën dhe pasuritë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration