Serbët nisin festën në sheshin e Bujanocit (video)
Lokale

Serbët nisin festën në sheshin e Bujanocit (video)

06.Jan.2014 20:02
0
Ka filluar atmosfera festive me rastin e shënimit të Krishtlindjeve ortodokse. Qytetarët serbë të komunës së Bujanocit shënimin e kësaj feste fetare e filluan mbrëmjen e së hënës në sheshin Karagjorgje Petroviq në Bujanoc, para ndërtesës së shtëpisë së kulturës. Festa ka nisur me muzikë ndërsa në këtë tubim morën pjesë me qindra qytetarë serb. Disa orë më pas besimtarët ortodoksë u shpërndanë nga sheshi për të vazhduar festën në ambientet familjare. Gjatë mbrëmjes së sotme dhe ditës së martë do të mbahen liturgjitë në kishat e këtij komuniteti, raporton Titulli. Vlen theksuar se liderët politik shqiptar të kësaj komune, edhe pse jetojnë në një bashkësi, deri më sot zyrtarisht nuk kanë uruar bashkëqytetarët për festat e tyre fetare. Të njëjtin veprim, sikur nuk ndodhë asgjë, e bëjnë edhe liderët serb në rastin kur komuniteti shqiptar mysliman i kësaj komune shënon festat myslimane. Edhe pse këta lider të dyja bashkësive etnike me përkatësi të ndryshme fetare mes vete kanë marrëdhënie shumë të mira, ata ende nuk marrin guximin që një komunikim të hapur ta kenë edhe me komunitetin i cili jeton në këtë komunë./Titulli.com/ http://youtu.be/dy3zNGfT0g4
Shoqata Humanitare "Lugina e Preshevës" ndihmon 61 familje
Musliu: Fondi është i domosdoshëm për shqiptarët e Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration