Readi nga Llapi porositë Luginën, këndoni e dëgjoni muzikë Hip Hop (Audio)
Lokale

Readi nga Llapi porositë Luginën, këndoni e dëgjoni muzikë Hip Hop (Audio)

19.Apr.2015 23:33
0

Reperi nga Podujeva, 21 vjeçari Granit Zeqiri, me emrin artistik Readi, në një intervistë për Titulli.com ka folur rreth këtij zhanri muzikor, ndërsa ka ftuar të rinjtë në Luginë të Preshevës që të vazhdojnë të dëgjojnë dhe kultivojnë këtë lloj muzike.

Granit Zeqiri, veç këndimit, tekstet për këngët e tij i formulon vet, duke i lidhur ato me aktualitetin.

Readi, emër ky artistik të cilin Graniti e mban që nga viti 2005,  deri më sot ka marrë pjesë në festivale dhe organizime të ndryshme.

Sukseset nuk kanë munguar, ndërsa thotë se ato nuk duhet të mungojnë as në Luginë të Preshevës nga artistët e rinj e ambicioz. 

“Kamë dëgju që atje shumë dëgjohet muzika Rap, Hip Hop, gjithashtu që ka edhe artista të mirë Lugina”, u shpreh për Titullin, Readi. 

Këngët e artistit nga Kosova kryesisht janë solo, mirëpo nuk mungojnë as duetet. 

“Kam pasur bashkëpunim me Shemi-n, Iliret, artisti i këngës së famshme shqiptare “Xhamadani vija, vija”. Shemi me ka ftuar për bashkëpunim dhe kemi bashkëpunu, realizimet kanë qenë shumë të mira”, u shpreh Readi. 

Ai ka marrë pjesë në shumë festivale dhe ahengje, sidomos gjatë viteve 2009-2012, në shumë qytete të Kosovës. 

Artisti mendon që edhe në të ardhmen të vazhdoj me këtë zhanër të muzikës duke mbërri majat e suksesi, për të vazhduar si producent.

Readi thotë se në Luginë duhet të ketë më shumë të rinj që merren me këtë lloj muzike. 

“Po, mendoj se në Luginë të Preshevës duhet të ketë me shumë të rinj që merren me këtë lloj muzike, që ta bëjnë sa ma aktive këtë lloj zhanri atje. Jam i informuar se dëgjohet shumë muzika Rap, Hip Hop atje, si dhe që ka artista të mirë Lugina, Respekte”, thotë këngëtari nga Podujeva. 

Duke porosit rininë që të dëgjojnë muzikë Hip Hip, por siç thotë ai me vlera, artisti kosovar përshëndet të gjithë Luginën nga skaji veri-lindor i Kosovës.

Readi është anëtar i grupit H.G.A. (Historical Gold Army) që është themeluar në vitin 2005./Titulli.com/

Gjenerata e maturantëve e vitit 1974/75 në Bujanoc, takim pas 40 viteve (Foto)
Kamberi: Qeverisja aktuale e Buajnocit i ka dëmtuar interesat e shqiptarëve, jo më koalicione për poste
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration