Qendra e Bujanocit bëhet me “liqe” (video)
Lokale

Qendra e Bujanocit bëhet me “liqe” (video)

04.Jun.2012 20:52
0
Shiu i rrëmbyeshëm që filloi të bjerë pak kohë para muzgut, krijoi probleme në qarkullim në disa pjesë të qytetit të Bujanocit. Më e goditur ishte rruga afër taksistave, para pompës së benzinës , në qendër të Bujanocit. Disa automjete u detyruan të kthehen prapa, nga frika se do ti fiken makinat, kurse më të guximshmit vazhdonin rrugën nëpër ujin që arrinte mbi gjysmë metri. Deri te vërshimet e tilla në këtë rrugë vie shpesh për shkak të gypave tashmë të vogël për këtë kapacitet, por edhe lidhjeve të ujit të shiut me një gyp me atë të fekaleve. Ajo çka shqetëson më shumë është fakti se uji që shihet në videot e mëposhtme mund të shkaktojë ndonjë infeksion tek njerëzit, e sidomos fëmijët, pasi është i përzierë edhe me ujërat e fekaleve që tanimë po notojnë nëpër këtë rrugë. Mirëpo, autoritet përgjegjëse për mirëmbajtjen rrjetit të kanalizimeve do të duhej të merrnin masa për të mos u përsëritur kjo ngjarje, pasi siç dihet, kjo nuk është hera e parë që pikërisht në këtë vend, pas shirave të rrëmbyeshëm krijohet “liqeni” i padëshiruar. Shiu i rrëmbyeshëm i cili u përcoll me bubullimë, disa vendbanime të kësaj komune për një kohë i la edhe pa energji elektrike./Titulli.com/ http://youtu.be/3lOazJZ8CM8 http://youtu.be/juV7Uta6Uxc http://youtu.be/lPn9vfStIjM
Presheva nesër formon qeverisjen lokale
Arsiq fton mbledhjen për konstituimin e KK të Bujanocit (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration