Qazimi: Nuk do të jemi pjesë e një organi të vendosur nga Qeveria e Sërbisë
Lokale

Qazimi: Nuk do të jemi pjesë e një organi të vendosur nga Qeveria e Sërbisë

02.Feb.2023 22:37
0

Levent Qazimi, ish kandidat për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar, ka reaguar ndaj gjendjes së krijuar në munges të marrëveshjes për qeverisje në organin e vetëm shqiptar në Serbi.

Postimi i tij i plotë në Facebook: 

Me ftesë të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, dje isha në takimin e organizuar në zyret e Këshillit Kombëtar Shqiptar.
 
Përfaqësuesit e ministrisë në fjalë më njoftuan për gjendjen e krijuar pas dështimit të krijimit të shumicës së re ne KNSh si dhe për procedurat ligjore të cilat do të duhej të ndiqen në vazhdimësi.
 
Me theks të veçantë kërkuan te dijnë qëndrimin e APN-së rreth pjesëmarrjes në Organin e Dhunshëm që do të vendoset këtyre ditëve nga Qeveria e Sërbisë.
 
Ripërsërita qëndrimin e subjektit tonë politik dhe qëndrimin tim personal, se ne nuk do të jemi pjesë e një organi të vendosur nga Qeveria e Sërbisë në një institucion shqiptar.
 
Është për keqardhje se në çfarë situate kanë ardhur shqiptarët e Luginës së Preshevës, nuk arritën të bashkohen vet, nuk arriti ti bashkojë OSBE-ja, nuk arriti ti bashkojë Qeveria e Kosovës dhe në fund po i bashkon Qeveria e Sërbisë përmes Organit të Dhunshëm që do të vendos në KNSh.
 
Dua t'i kujtoj opinionit se APN që nga dita e shpalljes së rezultateve ka shprehur gatishmërinë që të bisedojë me subjektet tjera për arritjen e një kompromisi, por në vazhdimësi kemi qenë të anashkaluar nga partitë tjera politike.
 
Tashmë dihen përgjegjësit që e shkaktuan këtë situatë dhe ata duhet të ndëshkohen nga qytetarët.
 
Tashmë Këshillin Kombëtar Shqiptar e dërguat në duart e Vullinit.
 
TURP!
Kamberi për seancën e sotme të kuvendit të Serbisë: U shpërfaq retorika e viteve të 90-ta
A do të rriten çmimet e naftës dizel pas sanksioneve të reja kundër Rusisë?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration