Puna për kafiteritë dhe restorantet në komunën e Bujanocit deri orën 23:30
Lokale

Puna për kafiteritë dhe restorantet në komunën e Bujanocit deri orën 23:30

19.Apr.2021 09:36
0
Zgjatet orari i punës deri në ora 23:30 për kafiteritë dhe restorantet në komunën e Bujanocit gjatë muajit të Ramazanit.
 
Këtë e kishte konfirmuar kryetari i komunës së Bujanocit,  Nagip Arifi i cili iu kishte drejtuar me një kërkesë Shtabit Republikan të Krizave dhe Ministrisë së Vetqeverisjes Lokale dhe Administratë Publike për zgjatjen e orarit të punës për objektet e gastronomisë deri në ora 23:30 gjatë muajit të Ramazanit.
 
"Përshkak se gjatë muajit të Ramazanit, kafiteritë dhe restorantet (verandat) kryesisht nuk punojnë gjatë kohës së agjërimit, zgjatja e orarit të punës deri në orën 23:30 ka qenë nevojë e domosdoshme edhe e pronarëve të gastronomisë, por edhe e qytetarëve", thuhen në njoftimin e publikuar në faqen në Facebook të komunës.
 
Sipas vendimit u ljeohet që objektet e gastronomisë në teritorin e komunës së Bujanocit do të mund të punojnë deri në ora 23:30 vetëm gjatë muajit të Ramazanit, derisa masat tjera mbeten të njejta.
 
Komuna kishte njoftuar se kësaj kërkese i ka paraprirë kërkesa e pronarëve të gastronomisë drejtuar kryetarit të komunës së Bujanocit.
Në Bujanoc regjistrohen 1399 raste me Covid-19 që nga fillimi, vaksinim pa termin
Komandant "Lleshi" me memorial në jug të Serbisë: A mund të përsëritet “skenari i Preshevës”?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration