Presheva binjakëzohet me Rrjetin e Qendrave Rinore nga Kosova
Lokale

Presheva binjakëzohet me Rrjetin e Qendrave Rinore nga Kosova

16.May.2014 11:15
0

Rrjeti i Qendrave Rinore nga Kosova qëndroi për një vizitë një ditore në komunën e Preshevës. Përfaqësuesit e këtij rrjeti fillimisht u takuan me kryetarin e Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, ku patën rastin të njihen me problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Zyra-te-rinjeve mustafaMe rastin e kësaj vizite u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi në mes  dy palëve.

Zyra për të Rinj në Preshevë dhe Rrjeti i Qendrave Rinore (Kosovë) do të shfrytëzojnë teknika të ndryshme komunikimi, duke siguruar shkëmbimin e rregullt dhe në kohë të informacioneve të rëndësishme për të dyja palët – rreth planeve , programeve dhe aktiviteteve që do të zhvillohen në të ardhmen ,raporton TVP.

Zyra-te-rinjeve- preshev 2Përmes këtij bashkëpunimi parashihen të organizohen seminare/punëtori, trajnime, tribuna të përbashkëta, konferenca, forume, tryeza të rrumbullakëta dhe tubime të ndryshme me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit të ndërsjellë.

Bashkëpunimi do të vijojë në planifikimin, projektimin dhe zbatimin e projekteve me interes për rininë dhe zhvillimin e saj të qëndrueshëm./Tituli.com/

Nxënësit shqiptarë pjesëmarrës në manifestim kulturorë në Turqi
Rrethi i Pçinjës nën kontroll, kërkohen inspektime të lumit në drejtim të Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration