Presheva bëhet me Medrese për vajza
Lokale

Presheva bëhet me Medrese për vajza

29.Sep.2013 11:12
0
Këshilli i Bashkësisë Islame (KBI) në Preshevë ka përfunduar punimet në objektin e ngritur të Medresesë. Objekti i sapo ndërtuar i cili është financuar nga Agjencioni turk për Zhvillim Ndërkombëtar (TIKA) plotëson kushtet për fillimin e mësimit mirëpo duhet të pritet derisa të zgjidhet edhe çështja e financimit dhe mbajtjes së Medresesë. Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë Fikret Limani ka thënë se institucioni i ri do të shërbejë si Medrese e mesme për gjininë femërore të Luginës së Preshevës, raporton Titulli. Sipas Limanit fillimisht do të hapet një paralele ndërsa më vonë me rritjen e interesimit dhe shtimit të numrit të nxënëseve, do të hapen edhe paralele të tjera. Punimet për ndërtimin e objektit të Medresesë së parë në Luginë kanë filluar në vitin 2010. KBI me rastin e ndërtimit të objektit të këtij institucioni arsimor-fetar, përmes zyrtarëve të saj është shprehur se “me dëshirën e Allahut do të dalin shumë gjenerata nxënësish të cilët do të kontribuojnë në ngritjen e fjalës së Allahut Fuqiplotë dhe fjalëve të të dërguarit të Tij më të dashur Muhamedit a.s.”.Titulli.com/
Mustafa në 17 vjetorin i Këshillit Kombëtarë Shqiptaro-Amerikan
Behar Emini nga Moska, 1 milionë euro për Luginën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration