Policia e Serbisë intervenon pas një përleshjeje të migrantëve Policia shoqëron refugjatët dhe migrantët nga parku pranë Fakultetit Ekonomik në Beograd, 25 nëntor 2022.
Lokale

Policia e Serbisë intervenon pas një përleshjeje të migrantëve

26.Nov.2022 08:28
0

Ministria e Brendshme e Serbisë njoftoi, më 25 nëntor, se policia ka nisur kontrollin e detajuar të zonës afër pikës kufitare Horgosh, mes Serbisë dhe Hungarisë, për shkak të një raportimi se emigrantët po “shtinin ndaj njëri-tjetrit” në atë zonë.

Siç thuhet në njoftim, policia ka gjetur në vendngjarje gjashtë emigrantë, “mes tyre një i moshës rreth 20 vjeç, me dy plagë me armë zjarri në gjoks”.

Serbia është vend në të ashtuquajturën “Rruga ballkanike”, ndërkaq njerëzit, duke ikur nga lufta dhe varfëria, kalojnë nëpër këtë shtet, në përpjekje për të arritur në shtetet e Bashkimit Evropian (BE).

Në njoftimin e policisë thuhet gjithashtu se gjatë natës dhe mëngjesit të 25 nëntorit, policia dhe xhandarmëria kanë ndaluar disa persona të dyshuar si të lidhur me të shtënat, si dhe kontrabandën e paligjshme të emigrantëve. Siç theksohet, u zbuluan më shumë se 600 “migrantë të parregullt”.

Sipas informacioneve jozyrtare të Radios Evropa e Lirë (REL), policia po i transporton me autobusë dhe automjete policore njerëzit për në qendrat e migrantëve në Obrenovc, Sjenicë dhe Bogovagjë.

Në njoftim bëhet e ditur se aksioni do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim.

Gjithashtu, theksohet se gjatë hetimit policia po përdor edhe dronët.

 

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Bratislav Gashiq, i cili gjatë ditës vizitoi veriun e Serbisë, tha se “policia është e gatshme t’u përgjigjet të gjitha sfidave të sigurisë, veçanërisht në atë pjesë të territorit ku është përqendruar një numër i madh i migrantëve”.

Më 16 nëntor, autoritetet e Serbisë, Hungarisë dhe Austrisë nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit dhe mbrojtjes së kufijve.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më pas deklaroi se plani është që emigrantët të kthehen nga Serbia në vendin e tyre të origjinës dhe se bashkë me partnerët do të ndajnë shpenzimet e kthimit të emigrantëve, të cilat sipas tij nuk janë të vogla.

OJQ: Aksioni është një ndryshim simbolik në politikën shtetërore

Gordan Paunoviq, drejtor i organizatës joqeveritare Info Park, e cila merret me ndihmën e migrantëve në Serbi, thotë se përshtypja e tij është se ky veprim paraqet një ndryshim simbolik të politikës shtetërore.

“Serbia ka marrë mbi vete obligimin për të përmirësuar sistemin e menaxhimit të migracionit. Kjo nënkupton, ndër të tjera, siguri më të mirë kufitare, si dhe deportim të emigrantëve”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.

Paunoviq shtoi se aktivistët kanë frikë se si do të kryhen deportimet, në rast se ato ndodhin dhe nëse do të ketë shkelje të të drejtave të njeriut.

Paunoviq, po ashtu, deklaroi se paralelisht me këtë aksion ka filluar një aksion policor në Beograd.

“Në këtë moment, në parkun e Beogradit afër Fakultetit Ekonomik, i cili është vend grumbullimi i mërgimtarëve, ndodhen dhjetëra policë dhe kemi vërejtur edhe policë me rroba civile”, thotë ai.

Paunoviq thotë se në periudhën e ardhshme pret ngritjen e “telit me gjemba” në kufirin e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe fuqizimin e kompetencës së policisë kufitare.

 

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha gjithashtu, më 16 nëntor, se ishte arritur një marrëveshje për të angazhuar “një numër më të madh oficerësh policie në kufirin me Maqedoninë e Veriut”, sepse emigrantët po përpiqen të kalojnë kufirin me Hungarinë dhe të hyjnë në Bashkimin Evropian.

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, tha më pas se “Austria ka një platformë që do ta vërë në dispozicion të Serbisë kur bëhet fjalë për deportimin e emigrantëve në vendin e origjinës”. Kurse, kryeministri hungarez, Viktor Orban, tha se Hungaria “do të sigurojë fuqi punëtore dhe pajisje për mbrojtjen e kufiri jugor në Serbi”.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) nga korriku i këtij viti, aktualisht në Serbi ka 7.275 migrantë dhe azilkërkues, shumica e tyre janë nga Afganistani, Siria dhe Pakistani, gjashtë për qind nga Burundi dhe 4.5 për qind nga India.

Shpërbëhet grupi parlamentar "Rajonet evropiane”, Kamberi insistoi opozitë në Kuvendin e Serbisë
Shqiptarëve të Luginës u ndalohet përdorimi i flamurit, dikur Behluli ishte betuar në ngjyrat e flamurit kombëtar kuq e zi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration