Policia arrestoi të dyshuarin nga Presheva për vjedhje të rënda
Lokale

Policia arrestoi të dyshuarin nga Presheva për vjedhje të rënda

10.Dec.2023 23:44
0

Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Preshevë kanë ndriçuar tri vjedhje, vjedhje të rënda dhe dy tentativa për vjedhje të rënda dhe kanë arrestuar K. R. (1978) nga Presheva, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se i ka kryer këto vepra penale, thuhet në raportin e policisës, transmeton Titulli.com.

Siç dyshohet, K. R. gjatë muajit nëntor të këtij viti, në rajonin e Preshevës, ka vjedhur një bateri nga një veturë, katër goma të veturës nga oborri i një shtëpie familjare, si dhe katër rrota me goma nga bodrumi i një objekti banesor.

"Gjithashtu dyshohet se ai ka thyer një shtëpi dhe ka vjedhur një celular, para dhe dokumente personale, si dhe ka tentuar të hyjë në dy shtëpi të tjera, thuhet mes tjerash në raportin e policisës, transmeton Titulli.com.

Policia ka gjetur sende që dyshohet se janë përdorur në grabitje, si dhe disa nga sendet e vjedhura që do t'u kthehen pronarëve të tyre.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe së bashku me kallëzim penal do të dërgohet para prokurorit të Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë./Titulli.com/

Serbia po armatoset, kontrata të reja për shtimin e prodhimit të armëve
Temat “kombëtare” dominojnë fushatën zgjedhore në Serbi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration